Partia Socialiste ka përqafuar menjëhere vendimin e Rudina Hajdarit për të qendruar në Parlament. Madje kreu i grupit socialist, Taulant Balla vetëm pak orë pas intervistës së Hajdarit tek VOA, tha se “fjalët e saj janë inspiruese”. Sipas z.Balla, tashmë tabloja e re parlamentare është e plotë dhe do të ketë dy grupe të reja të opozitës.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se gjithçka tha znj. Hajdari ekzistojnë. Jemi në një situatë ku të gjithë e kuptojmë se ka filluar një proces zëvendësimi i mandateve të opozitës. Me deputetët e rinj të opozitës në Kuvend të mërkurën bëhen 9 apo 10 deputetë të opozitë dhe jo një grup por mund të këtë dy grupe të deputetëve të opozitës në Kuvend dhe besoj se do kemi një dialog me ta. Janë të shumta ata që do të dalin përtej interesave të momentit të lidershipit të PD dhe LSI. Fjalët e zonjës Hajdari janë inspiruese”, tha Balla.
Kujtojmë se gjatë intervistës tek Zëri i Amerikës, vajza e Azem Hajdarit tha se vendimi i opozitës për të djegur mandatet dëmton proceset integruese të Shqipërisë. Ndërsa për përjashtimin nga Partia ajo tha se “PD ka përjashtuar edhe babanë e saj sa ishte gjallë, por më pas është penduar”.
Lexo edhe
Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në