Kryesore

PS propozon prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit/ Listat të hapen 100%, por të ndalohen koalicionet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:31 - 18/09/20 |
mapo.al

Partia Socialiste, nuk ka pritur opinionin e ODHIR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por është e vendosur për të hequr koalicionet parazgjedhore, me lista më vete, duke lejuar vetëm koalicionet me lista unike.


Ndërkohë që ka pranuar propozimin e PD-së për hapjen 100% të listave. Gjithashtu në draftin e saj që pritet t’i prezantohet Këshillit Politik, propozohet dhe pragu kombëtar prej 3% të partive që do marrin pjesë në zgjedhje.


Lista unike e koalicioneve siç propozon PS, ka të bëjë me daljen e të gjitha partive në një koalicion me lista të përbashkëta. Fjala vjen në listë të jenë emrat e të gjitha partive së bashku, duke tentuar konfuzionin në elektoratin e kundërshtuar, por edhe mosmarrëveshje mes kandidatëve të koalicioni. Kjo sepse PS është e vendosur të dalë më vete në zgjedhje, duke synuar që si parti të dalë forcë e parë dhe të marrë të drejtën nga Presidenti për të formuar kabinetin.



Partia Demokratike, është shprehur kategorisht kundër ndalimit të koalicioneve, dhe ka kërkuar mendimin e OSBE-ODHIR në lidhje me mosmarrëveshjet që lindin në Këshillin Politik. Vetë ODHIR nga ana e tij u tregua i gatshëm që të ndërhyjë, por një kërkesë që deri më tani është kundërshtuar prerë nga ana e PS-së, megjithëse kryeministri është dhe kryetari i radhës i OSBE-së deri në fund të dhjetorit.


Ndryshimet e propozuara nga PS mund të sjellin dhe prekjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe nenit 19 të saj që parashikon lista shumëemërore të veçanta të partive pjesëmarrje në koalicioneve dhe jo lista unike siç propozon PS.


“Për partitë pjesëtare të koalicionit, që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast numri i kandidatëve në listën shumemërore të partisë duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”, thuhet në nenin 19 të marrëveshjes.

Propozimi i PS, drafti i plotë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në datën 30.07.2020 ligjin nr. 115/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.” Këto ndryshime të Kushtetutës kanë hyrë në fuqi në datën 7 Shtator 2020.

Është detyrë dhe përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit të miratojë ndryshimet përkatëse në Kodin Zgjedhor që të zbatojnë përcaktimet kushtetuese në fuqi për çështjet e zgjedhjeve. Amendamentet e propozuara paraqiten dhe kanë pikërisht këtë qëllim.

Në vlerësimin e Partisë Socialiste këto amendamente përbëjnë platformën më të mirë të mundshme, të konsensusit sa më të gjërë mes mazhorancës qeverisëse, opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, për shkak se plotësojnë çdo kërkesë tëartikuluar prej tyre.

Më konkretisht, amendamentet e propozuara parashikojnë:

1. LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vetë renditjen e partisë që i propozon. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rëndisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale. Në vëmendje mund të sjellim shembujt e Austrisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Suedisë.

2. PRAGU MINIMAL PËR NDARJEN E MANDATEVE për Kuvendin,mes koalicioneve dhe/ose partive garuese jashtë koalicioneve (subjekte elektorale) është 3% E VOTAVE TË VLEFSHME NË SHKALLË VENDI. Ky prag i propozuar bazohet në standardet më të mira demokratike në fushën e zgjedhjeve dhe është pranuar edhe nga Komisioni i Venecias në një sërë opinionesh të tij.

3. GJINIA MË PAK E PËRFAQËSUAR garantohet se do të jetëJO MË PAK SE 30% e përbërjes së Kuvendit edhe në kushtet e zbatimit të listave të hapura plotësisht. Një në tre emra të njëpasnjëshëm i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, si në listën paraprake të depozituar nga subjekti zgjedhor ashtu edhe në listën përfundimtare të mandateve të fituara nga subjekti zgjedhor.

4. KOALICIONI ZGJEDHOR parashikohet si SUBJEKT ZGJEDHOR QË KONKURON NË ZGJEDHJE. Pragu elektoral për koalicionet zgjedhore është3 % dhe është i njëjtë me pragun elektoral që duhet të plotësojë një parti politike që konkuron e vetme në zgjedhje. Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit.Marrëdhëniet midis partive pjestare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ.

5. PARTIA POLITIKE OSE KOALICIONI ZGJEDHOR, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, DEPOZITON NË KQZ LISTËN SHUMËEMËRORE të kandidatëve të tij për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50DITË PARA DATËS SË ZGJEDHJEVE.

6. Emrat në listën shumemërore të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. SUBJEKTI ZGJEDHOR NUK MUND TË NDRYSHOJËrenditjene kandidatëve të listës pas regjistrimit të saj. KANDIDATËTRI-RENDITENVETËMNË ZBATIM TË PËRLLOGARITJES SË VOTAVE PARAPËLQYESEdhe plotësimit të kushtit ligjor për kuotën gjinore

7. Pas ndarjes së mandateve të fituara mes koalicioneve dhe/ose partive garuesejashtë koalicioneve (subjekte zgjedhore), KQZ përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor (koalicion zgjedhor ose parti garuese jashtë koalicioneve). Shpërndarja e mandateve fillon pasRI-RENDITJES FINALE TË KANDIDATËVEDUKE PATUR PËR BAZË TRE ELEMENTË:së pari, rënditjene tyre në listën e dorëzuar paraprakisht në KQZ nga subjekti;së dyti, numrine votave parapëlqyese të secilit kandidat; dhe së treti, numrin e votave që i janë dashur subjektitpër të nxjerrë një mandat deputeti në këtë zonë zgjedhore.

Amendamentet ruajnë koalicionet dhe garantojnë garën e ndershme zgjedhore. Formula e ndarjes së mandateve brenda partive të koalicionit, sipas marrëveshjes së koalicionit, përcaktohet në bazë të votave që merr çdo kandidat i listës së koalicionit dhe formulës së përcaktuar në ligj si për të gjithë kandidatët e tjerë të partive që garojnë më vete. Ky është modeli që kanë të gjtha vendet evropiane që kanë sistem proporcional rajonal me votë preferenciale.


Etiketa: , , ,

Pas