Aktualitet

PS të kërkojë falje? Rama: Valdrinin e propozoi vetë Ditmir Bushati






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:37 - 03/10/19 |
ro ot

Kryeministri Edi Rama tha për herë të parë se Valdrin Pjetrin si kandidat për Bashkinë e Shkodrës e ka propozuar Ditmir Bushati. I pyetur në “Top Story”, për deklaratën e ish-ministrit, se PS duhet të kërkojë ndjesë, Rama tha se partia nuk mund të kërkojë ndjesë për dikë që ka genjyer.


Gazetari: Ditmir Bushati tha se PS duhet të kërkojë ndjesë për Valdrin Pjetrin?


Edi Rama: E tha, mirë bëri që e tha. Është drejtuesi politik ai që e ka propozuar atë kandidat. Është një ide e Ditmir Bushatit. Dikush thotë që duhet të kërkojë ndjesë Partia se një anëtar i partisë gënjeu. Një kandidat gënjeu. Një familje që një anëtar me babë të mirë, me nënë shembullore del dru i shtrembër. Pse ai del dru shtrembër familja mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon.



Është skandaloze që në një shoqëri si e jona që të predikohet që përgjegjësia personale të jetë kolektive. Çfarë do të bëjë Partia? Të hapë një sallë torture dhe të na thonë të vërtetën? Kush do të shkojë të regjistrohet dhe të bëjë vetëdeklarim të rremë do të shkojë në burg me një nen të posaçëm. Do të vëmë edhe ligj që listat të bëhen përpara. Partitë politike nuk mund të kontrollojnë në Interpol.




Etiketa: ,

Pas