fbpx

KMR

Pse 90% e CV-ve të punës refuzohen?





               Publikuar në : 19:55 - 15/10/19 |
mapo.alm

Ju aplikoni për shumë vende pune por mund të mos merrni thirrje për intervistë nga ndonjë kompani. A keni menduar ndonjëherë se çfarë bëni gabim?


Nëse ka një vend të hapur pune, patjetër se dikush do të punësohet, por përse ju gjithmonë e humbni mundësinë! Ekspertët e burimeve njerëzore i kanë analizuar më thellë arsyet se përse 90 për qind të CV-ve refuzohen, dhe siç duket, “CV-të jo profesionale” janë arsyeja kryesore.



Gjërat që me siguri jeni duke i injoruar në CV-në tuaj:


1. Shumica e CV-ve tregojnë për aftësitë, por pak prej tyre flasin për përvojat. Kjo është edhe arsyeja se përse duhet ta bashkëngjitni një letër motivuese.

2.CV kanë gabime drejtshkrimore. Shumica e aplikimeve të kandidatëve për punë refuzohen shkaku i drejtshkrimit të dobët.

3. Kur aplikoni për një punë, CV-ja dhe letra e motivimit duhet të modifikohen për punën adekuate.

4. Aplikimi pa e lexuar përshkrimin e punës është një tjetër arsye se përse refuzohen CV-të.

5. Shpenzoni kohë për ta shkruar mirë dhe në mënyrë profesionale CV-në tuaj. Mos e merrni atë të gatshme në internet, por bëjeni vetë dhe bëjeni shumë mirë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas