fbpx

Editorial

Pse duhet digjitalizuar e shpëtuar Gjirokastra madhështore






               Publikuar në : 08:55 - 07/10/19 |
Nga Ndriçim Kulla

Nga Ndriçim Kulla


Gjirokastra është një qytet ku turizmi jeton në çdo stinë.Shumë njerëz vijnë këtu si eskursionistë, turistë, shkencëtarë apo thjesht njerëz që i ka marrë malli. Të tjerët vijnë këtu për të njohur më mirë qytetin, ata që kanë lindur nëtë për të njohur më mirë vetveten. Sa më shumëtë jetë njeriu i kulturuar dhe sa më shumë të ketë parë, aq më përshtypje i bën ai. Se përpara këtij qyteti çarmatosen edhe ata qëmund të mendohet se nuk do të çuditeshin më nga asgjë, madje edhe ata që mosçuditjen e kanë si natyrë të dytë.



Vështirë të thuhet se kjo është një çuditje e shkaktuar thjesht nga konturet arkitekturore. Më tepër se e bukur, Gjirokastra është e veçantë, e rëndësishme, kuptimplote. Kyështë një qytet që nuk ka imituar asnjë kryeqytet, që pa qenë i tillë, natyrshëm jetonte në mënyrë kryevendi, duke refuzuarçdo ngjyrë provinciale. Pornë thelb, përtej jetës njerëzore, përtej qytetërimit që këtu është shfaqur në formën më dinjitoze, Gjirokastra është dëshmi e asaj çka është në gjendje të bëjë njeriu shqiptar, e forcës, fluturimit të fantazisë dhe e mençurisë së tij.

Është folur dhe shkruajtur shumë për shtëpitë e saj.Fotografitë, skicat, planimetritë e tyre, vetë emërtimi “banesë gjirokastrite” gjenden me shumicë në albumet dhe studimet e etnografëve tanë e të huaj.E kjo është shumë e rëndësishme për t’u ruajtur e digjitalizuar, në mënyrë që riprodhimi në rast shkatërimi dhe rreziku si edhe po ndodh, të jetë identik dhe aspak një vlerë-humbjeje, por një vlerë e shtuar.Të gjitha këto janë të vërteta, por ka edhe një arsye tjetër pse duhet të kryhet digjitalizimi, për të sjellë si gjithnjë një vlerëmë shumënë turizmin komercial, por edhe atë kulturor të qytetit, që qëndron pikërisht në lidhjen midis fizikut të tij dhe mendësisë së banorëve tëvet, midis vlerave arkitekturore dhe atyre shpirtërore, midis artit të ndërtimit dhe filozofisë, poezisë dhe fluturimit të guximshëm të banorëve të tij.

Kështu, mund të flasim për shtëpitë-centaur, një shtëpi krahasimi i së cilës me kështjellën është i drejtë, por jo i plotë. Është e vështirë të përfytyrohet në kohën tonë një shtëpi banimi e tillë sa e fotë, e zymtë, epike nëpjesën e saj të parë, dhe aq e lehtë , fantazmagorike., lirike në pjesën e sipërme. Mirëpo diçka e tillëështë e brendshme, nuk kuptohet së jashtmi, por nga njëkalim që duket sikur shkon nga një sferë në një tjetër. Për këtë arsye një përshkrim tri-dimensional i shtëpive gjirokastrite merr një vlerë të pallogaritshme, në çdo drejtim. Nëse pjesa e parë e shtëpive, duke i zmadhuar përmasat, ka gjithë forcën e kullës malësore të veriut, pjesa tjetër, me gjithë atë botë plot dritë, qelqe e finesë të pashembullt, i ngjan mjedisit ylberor, që rapsodi verior i ka përshkruar në eposin tonë madhështor të kreshnikëve. Krijohet kështu ajo lidhje organike me poezinë dhe prozën tonë popullore, me idenë e së bukurës, së madhërishmes, me dinjitetin e njeriut, pasurinë e tij të brendshme dhe gjerësinë e mendimit të tij.

Për të gjitha këto arsye, digjitalizimi dhe përshkrimi në 3 D i odës së madhe të miqve, odës së nuseve, odës së dantellave apo pateve të shkruar (pikturuar), i jep më shumë forcë përshkrimit të shpirtit shqiptar dhe e bën më të “vizitueshme” në të ardhmen tërë strukturën arkitekturore të gjithë qytetit.Historisë, me këtë formë teknologjie i shtohen mundësi të shumta të lidhjes me kulturën dhe artin qëky qytet e ka në gjakun e vet strukturor, por edhe të bijve të vet të mëdhenj. Gjeografia e veprës së Ismail Kadaresë e gërshetuar me përshkrimin e mrekullueshëm që ai i ka bërë qytetit, shpirtit dhe artit të tij, me këtë fuqi të shumëfishuar që jep teknologjia, i kalon disafish mundësinë e eksplorimit turistik e komercial, që mund të ofrojnë sot gjithë albumet apo guidat udhëzuese.

Mjeteve të vjetra të komunikimit do t’u mungojë gjithmonë diçka, ashtu si dhe vizitorëve të përsëparë të qytetit. Kështu, dritaret kolosale me pamjet e mrekullueshme, dyert sekrete, tunelet që të nxjerrin larg, oxhakët e çmontueshëm, vulat, stemat, vendet e fshehta për armë, mund t’i shpëtojnëjo vetëm syrit të një vizitori, por edhe një njohësi të mirë të qytetit. Digjitalizimi këtë gjë nuk e humbet, madje e forcon akoma dhe më shumë këtë mbresë, këtë ndjesi.Synimi për të ruajtur një mënyrë të veçantë jete nuk ështëi pandarë nga arkitektura e qytetit.Ndaj s’është vështirë të kuptohet se pozicioni i shtëpive ështëi zgjedhur përgjithësisht me një pamje të pavarur, të largët. E kjo është një karakteristikë e veçantë, një vlerë e shtuar e qytetit, pasi në Gjirokastër ka qenë me tëvertetë i zhvilluar kulti i pamjes së largët, i ndërtuar enkas për të ndihmuar zgjimin e mendimeve të mëdha. Madje, siç rrëfen Kadareja, (e siç mund të simulohet edhe në një filmim të shkurtër dighital), duke mos u mjaftuar vetëm me këto panorama, me dëshirën për ta shtuar fushëpamjen akoma dhe më larg, gjirokastritët në shumicën e shtëpive mbanin dylbi. Gjatë vizitave te njëri-tjetri, ishte e zakonshme që midis dy kafeve, gratë e moshuara t’ia kalonin njëra-tjetrës dylbitë, për të vështruar një herë nga larg zonat që e rrethojnë qytetin, por që njeherësh edhe e përbëjnë shpirtin e tij. Ndërthuret kështu panorama e qytetit me në veri Labërinë, përballëLunxhërinë, në jug Dropullin dhe diku prapa maleve Delvinën.

Teknologjia mund t’i shtojë vlerë edhe përshkrimit tre-dimensonal p.sh.të shtëpisë më të bukur të qytetit, asaj të Kabilajve, siç thotë një këngë e vjetër. Ajo duhet të ketë qenë një mrekulli, përderisa poeti popullor e vëbaras me zërin e bilbilit, veç jo me atë të çdo kohe, por vetëm me atë të muajve prill dhe maj (një muzikë e tillë në sfond mund të shoqërojë përshkrimin digjital).

Të gjitha këto janë veçse disa detaje që duan të krijojnë idenë se projekti i digjitalizimit dhe përshkrimit jo vetëm të jashtëm, arkitekturor, por kryesisht të brendshëm, nëpërmjet rrugëtimin 3-dimensional tështëpive dhe rrugëve tëqytetit, që përbëhet nga më shumë se 50 shtëpitë e tij muze, tashmë është një domosdoshmëri e e kohës, që duhet medoemos të përballet. Duhet pa tjetër një ndërhyrje shtetërore, ndoshta mecenato-iluministe, jo vetëm për t’i ruajtur historinë, fytyrën, gjymtyrët, por edhe për t’i shfletuar ditarine shpirtit qytetit, kronikën e detajuar të jetës së tij të përditshme. Vetëm kjo do tëna jepte diçka më tepër se tablonë e një qyteti me shumë shtëpi muze, por një qytet-muze të gjallë, me jetë dhe histori, të shkuar dhe të tanishme, që duhet patjetër të konservohet herë pas here në të ardhmen. E tillëështë Gjirokastra, qyteti me fuqi befasuese te pashtershme, ku ka gjithmonë diçka për të zbuluar e për tërizbuluar, edhe atëherë kur kujton se e njeh atë me gur e me themel. Tek e fundit kyështë qëllimi i madh i çdo përpjekje kulturore që i mvishet promovimit të një qyteti turistik, t’i zgjojë kërshërinë vizitorëve që ta rivizitojnë atë përsëri. E kjo ka qenë gjithmonë vështirësia më e madhe e gjithë përpjekjes sonë turistike.Shumë herë teknologjinë e kemi anashkaluar, kur në fakt projekte të tillë nëpër rajon dhe Europë, kanë treguar se janë shumë të çmuar në drejtim të promovimit, shumë më tepër se fushtata të tëra të ndërrmarra me mjetet e zakonshme të komunikimit. Aq më tepër që Gjirokastra është e rrallë në miksimin e aq shumë elementëve në nji produkti të vetëm.


Etiketa: , , ,

Pas