Saturday, June 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse duhet duartrokitur vendimi i Gjykatës së Durrësit

by mapo.al
17/07/2019
in Kryesore
0

Mapo.al

Grekët e lashtë preferonin ta shikonin shtetin si një anije, ku secili duhet ta bëjë punën sa më mirë në mënyrë që ajo të shkojë përpara. Ciceroni i referohej madje si një trup njerëzor. Nuk është e rastësishme që ky krahasim vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mjafton të shohësh se përse presidentit i referohemi si ‘kreu i shtetit’. Megjithatë më e frikshme nga të gjitha, sipas Ciceronit, është virusi i rrezikshëm që mund të futet në trup. Ky virus po bëhet alarmant këto ditë kur ‘këmba i ra kokës’, me KQZ-në që rrëzoi një dekret presidencial, në kohën kur edhe vetë ODIHR thotë se vendimet e kreut të shtetit i gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese. Ky turravrap i qeverisë nuk po ndalet duke iu vërsulur çdo pushteti dhe institucioni në vend, që nga Banka e Shqipërisë, tek Akademia e Shkencave, madje siç vëren një portal në anglisht, duke ndikuar edhe te një organ që duhet të hetojë krimet e komunizmit. Pikërisht në mesin e këtij turravrapi të pashoq në historinë postkomuniste, një gjykatë në Durrës ka marrë një vendim që ka shkaktuar jo pak debat në vend. Asaj i është kërkuar të verifikojë mandatin e kandidates socialiste për kryebashkiake në Durrës dhe ka arritur në përfundimin se votimet e 30 qershorit ishin në shkelje ligjore, pasi një subjekt është regjistruar në mënyrë të parregullt. Vendimi i tyre bazohet po ashtu në një konstatim të misionit vëzhgues të ODIHR.

Gjykatësja që ka marrë vendimin mund të mos jetë e njohur për publikun shqiptar, por ajo na tregon edhe njëherë se përse burokracia është e rëndësishme për sundimin e ligjit në një vend. Me qindra burokratë në mbarë botën kanë kundërshtuar autoritetet më të larta dhe janë trajtuar si heronjtë e heshtur të ligjit. Arsyeja është e thjeshtë: Sundimi i ligjit varet nga zyrtarët që kryejnë detyrat e zakonshme dhe që e njohin mirë punën e tyre. Janë këta burokratë që e dinë se kur shkelen rregullat, janë këta që na imponojnë ligjin çdo sekondë të jetës sonë kudo që ndodhemi. Janë këta themeli i rëndësishëm i një shteti.

Pikërisht këtu nis edhe ndarja. Politikanët janë të interesuar për pushtetin, kurse kjo makineri e burokracisë ka për qëllim të ruajë shtetin. Makutëria dhe babëzia e politikanëve të papërgjegjshëm mund të rrezikojë çdo normë të vendit. Mijëra zyrtarë mund ta ndjekin nga pas këtë babëzi. Por mjafton një rezistencë sado e vogël, për të treguar se këtu ka shenja imuniteti ndaj një virusi që po shemb përdhe gjithçka.

“Në Shqipëri njerëzit kanë mësuar të mbrojnë të pushtetshmin dhe pushtetin, por jo shtetin dhe shqiptarinë”, ankohej para pak ditësh shkrimtari i njohur Kim Mehmeti. Kjo është arsyeja se përse kjo ‘kryengritje’ ndaj pushtetit duhet duartrokitur.

Tags: burokraciagjykata e durresitmandatisundimi i ligjitVendimizgjedhjet

JU SUGJEROJME

Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Aktualitet

Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona

10/06/2022
Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes
Aktualitet

Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes

10/06/2022
Shqipëria humbet përballë Izraelit
Kryesore

Shqipëria humbet përballë Izraelit

10/06/2022
Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë
Bota

Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë

10/06/2022
Next Post
Partizani i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

Partizani i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, plagosen rëndë 3 persona
  • Preç Zogaj: Berisha nuk rriti dot numrin e deputetëve rreth vetes
  • Shqipëria humbet përballë Izraelit
  • Analiza e kryeredaktores së TIRANA POST, Gerta Zaimi për sondazhin ideologjik
  • Scholz zemëron Serbinë: Njohjen receproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe saksione ndaj Rusisë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In