Aktualitet

Pse Evropa e ka më në kontroll situatën me koronavirusin se SHBA?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 01/08/20 |
mapo.al

Anthony Fauci, një prej mjekëve që ka besueshmërinë e shumicës së amerikanëve, lidhur me pandeminë COVID-19 është pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftës ndaj koronavirusit.


Ai tha se ishte një pyetje mjaft komplekse, por përshkroi disa faktorë kontribuues.


Doktori së pari, theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind”, tha mjeku.


Sidoqoftë, “kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit”, shtoi 79-vjeçari.

Ai, gjithashtu, vuri në dukje se disa shtete kishin më shumë sukses në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët. “Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo”.

SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas