Aktualitet

Pse fëmijët e princit William munguan në funeralin e princit Philip














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:47 - 18/04/21 |
mapo.al

Ishte e pritshme që ceremonia e funeralit të princit Philip të shoqërohej me komente nga e gjithë bota. Marrëdhënia e tensionuar e dy vëllezërve, Harry dhe William, veshja e Kate, mbretëresha, etj. Një tjetër detaj që ra jo pak në sy ishte mungesa e fëmijëve të princit William në ceremoni.





Princi George, princesha Charlotte dhe princi Louis munguan në funeralin e stërgjyshit të tyre, por jo pa arsye.


Pse fëmijët munguan në funeralin e princit Philip





Sipas Evening Standard, fëmijët janë konsideruar si “shumë të vegjël” për të marrë pjesë në një ceremoni funerale pubilke. Nisur nga mosha e tyre, asnjëri nuk do ta kishte kuptuar rëndësinë e ceremonisë dhe mbretërorët donin të shmangnin çdo situatë të pakëndshme.



Pse fëmijët munguan në funeralin e princit Philip


Në fakt, dëshira e Kate dhe William ishte që ata të ishin të pranishëm në ceremoni, por duke qenë se traditat mbretërore janë shumë strikte dhe situata e Covid-19 kufizoi shumë gjëra, s’ishte ide e mirë që fëmijët të ishin aty.

Përsa i përket lajmit të vdekjes, thuhet se fëmijëve jua ka shpjeguar princi William duke i thënë që princ Philip ka shkuar “në parajsë” dhe se tani është “një ëngjëll”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas