Pse Formula 1 ka rikthyer magjinë në pistë

Pas një nisjeje pa shpërthime në garën premierë të Melbournit, Formula 1 e shtoi dozën e spektaklit këtë sezon me dy ndalesa emocionuese gjatë këtij muaji.

 Beteja e Sebastian Vettel me Valtteri Bottas në pistën e shkretëtirës, në Bahrein, i mbajti miliona tifozë të fiksuar në të gjitha xhirot, ndërsa edhe Çmimi i Madh i Kinës ishte po kaq “aksion”, që u finalizua me fitoren e parë të Ricciardos në këtë sezon.

Suksesi i pilotit australian ka shënuar dhe një precedent, që ndoshta nënkupton shumë në garën për titull. Mercedesi është mundur 3 herë me radhë, për herë të parë që nga epoka e motorëve “V6 turbo hibridë”, që nisi në vitin 2014. Por ka shumë arsye, që tifozët po i rikthehen luftës për bileta në garat e fundjavave, ndërsa të tjerë po shtohen para ekranit të vogël.

Max Verstappen, me stilin e tij të çmendur të drejtimit meriton 1.001 kritika për parakalimet në kufijtë e rregullave të lejueshme. Por, edhe pse përplasja e tij me Vettelin, e të tjera si këto sjellin polemika, pikërisht këto manovra i duhen Formulës 1. Pilotët janë shpesh të rezervuar në pistë, por këtu përjashtim bën Verstappen, pak rëndësi ka nëse do të mbetet ndoshta gjithmonë një kampion pa asnjë titull.



Ndoshta është vetëm çështje kohe kur Hamilton të rikthehet të fitojë. Piloti britanik dështoi në 5 gara në vitin 2016, para se të ndryshonte kuotat për titullin, me 4 fitore radhazi, gjë që vendosi asokohe Niko Rosbergun nën presion.

Formula 1 është kritikuar për uljen e numrit të parakalimeve, e vërtet premiera e Melbournit zhgënjeu tifozët, por garat e radhës treguan diçka ndryshe, që drejtuesit shpresojnë se do të vazhdojë. Ferrari, ndërkohë, po merr kostumin e një pretendenti të vërtetë, duke grumbulluar pikë të vyera.

Një tjetër çështje që po ston spektaklin është numri i pilotëve në skadencë kontrate, e në luftë për të provuar se vlejnë ende në këtë sport emocionues. Hamilton, Bottas, Ricciardo dhe Raikkonen janë të gjithë emra të një kalibri të tillë, që duhet ende të provojnë se meritojnë milionat e kontratave, edhe pse mund të ndryshojnë ngjyrën e makinës.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252