Bota

Pse Franca ndaloi përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e Covid-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 27/05/20 |
mapo.al

Franca ka bllokuar përdorimin e hidroksiklorinës si ilaç për trajtimin e koronavirusit. Ky vendim i qeverisë fanceze erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi dy ditë më parë se për shkak të problemeve me sigurinë, duhet të pezullohej përdorimi i këtij ilaçi në shkallë globale.


Javën e kaluar, një studim i publikuar në gazetën mjekësore britanike The Lancet doli në përfundim se hidroksiklorina (HCQ) ka rritur nivelet e vdekshmërisë në pacientët ku ishte përdorur, si dhe ka shfaqur probleme në rrahjet e zemrës.


HCQ përdoret për të trajtuar lupusin dhe artritin reumatoid, por presidenti Trump dhe disa studiues e kanë rekomanduar edhe për trajtimin e Covid-19. Ky ilaç ka krijuar debate të shumta në Francë, pasi Profesor Didier Raoult tha se i kishte kuruar me sukses pacientët me Covid-19, duke përdorur një kombinim të hidroksiklorinës dhe azithromycinës.



Megjithatë mjekët e kanë vënë në diskutim vërtetësinë e studimit të Profesor Raoult, duke thënë se bazohet në një studim të një numri të vogël personash.

Gjithashtu, muajin e kaluar, Agjencia Europiane e Mjekësisë njoftoi se nuk ka asnjë provë se HCQ mund të trajtojë Covid-19, duke shtuar se përdorimi i saj ka pasur pasoja të rënda te disa pacientë, duke shkaktuar probleme me zemrën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas