Kreu i shtetit doli sërish herët në mëngjes për të mbajtur një konferencë për shtyp, si përgjigje ndaj një vendimi të Kolegjit Zgjedhor. Ilir Meta tha se vendimi ishte një truk procedurial, pasi në vend nuk ka zgjedhje ligjërisht.
Interesant është fakti se Ilir Meta përmendi të paktën dy herë fjalën ‘fondacion ndërkombëtar’.
“Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion ndërkombëtar. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë para të gjithë shqiptarëve”.
“Nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës, Shqipëria nuk do të kthehet në një tirani personale të askujt dhe në asnjë koloni të asnjë fondacioni ndërkombëtar. Ky është një vend që u takon të gjithë shqiptarëve dhe bashkë do të jemi këtu deri më 24 korrik të vitit 2022”, tha Meta.
Për disa portale pranë të majtës, Meta e kishte fjalën për fondacionin e miliarderit George Soros, që thuhet se ka ndikuar për të çuar përpara reformën në drejtësi në Shqipëri.
Megjithatë, nuk jemi të vetmit që e përflasim Sorosin për reformën në drejtësi. Ditët e fundit, emri i tij është lakuar edhe në SHBA pikërisht për këtë arsye.
Tucker Carlson, gazetari i njohur i Fox News, i cili thuhet se me fjalët e tij ka ndikuar që presidenti amerikan, Donald Trump, të anulojë sulmin mbi Iran, shënjestroi miliarderin Soros në programin e tij të së hënës.
Ai tha se miliarderi po ‘përdor mjete jodemokratike për riformatuar shoqërinë amerikane në çështjen e reformës në drejtësi’.
“Për shumë vite, miliarderi i majtë, Soros, e ka përdorur pasurinë e tij për të ribërë shoqërinë tonë, shoqërinë amerikane. Fusha e fundit e fokusit të tij është drejtësia penale. Që nga Teksasi deri në Filadelfia, Soros raportohet se ka shpenzuar miliona dollarë për të mbështetur kandidatët për prokurorë. Pasi zgjidhen, këta kandidatë zbusin qëndrimet ndaj krimit, i trajtojnë veprat penale si kundravajtje dhe ndonjëherë i injorojnë plotësisht disa krime”.
“Në Filadelfia, Soros mbështeti Larry Krasner dhe aty numri i vrasjeve ka qenë më i larti në një dekadë,” tha gazetari.
Së fundmi, Soros dhe disa pasanikë të tjerë, se mbështetën një nismë të kandidates demokrate për presidente, Elisabet Warren, për taksimin e të pasurve.
Drejti burri me pantallona te shkurtera Mbasi u fryve me miliona dollare dhe Floririn pa mase .Tani po i qan hallin Shqipetareve Nuk degjuam kur qeverise me bablokun e tropojes Berisha per 8 vite qe u ngazellove me detyhra te ndryshme duke vjelur parate e ketije Populli Sic i thone SI VESHKA NE MES TE DHJAMIT .Sot me vjen keq per disa qe e quajne veten gazetare or intelektuale Kurre nuk pashe ndonje nga keto qe te shikonin me imtesi LIDHJEN OR KLLONIMIN E PARAJSES DEMOCRACY ME KOMUNISTEN L.S.I.-ne Nje turp nder vendet e Demokracise Boterore QE NE KETE DEMOCRACY U NGUL NJE THIKE PAS SHPINE DUKE E BERE ATE SI LENG HIRRE ,JO ME IDEAL DHE PASTERTI NE SHQIPEN DEMOCRACY, por brekegrisur ardhur nga ish Mema Komuniste i rane lart e poshte kombit duke rrembyer gjithcka e duke thirrur me dy gishta per Slogan Democracy dhe duke rrembyer Floririn e Krrabes qe jau la nena e tyre Komuniste Parti .
Drejti burri me pantallona te shkurtera Mbasi u fryve me miliona dollare dhe Floririn pa mase .Tani po i qan hallin Shqipetareve Nuk degjuam kur qeverise me bablokun e tropojes Berisha per 8 vite qe u ngazellove me detyhra te ndryshme duke vjelur parate e ketije Populli Sic i thone SI VESHKA NE MES TE DHJAMIT .Sot me vjen keq per disa qe e quajne veten gazetare or intelektuale Kurre nuk pashe ndonje nga keto qe te shikonin me imtesi LIDHJEN OR KLLONIMIN E PARAJSES DEMOCRACY ME KOMUNISTEN L.S.I.-ne Nje turp nder vendet e Demokracise Boterore QE NE KETE DEMOCRACY U NGUL NJE THIKE PAS SHPINE DUKE E BERE ATE SI LENG HIRRE ,JO ME IDEAL DHE PASTERTI NE SHQIPEN DEMOCRACY, por brekegrisur ardhur nga ish Mema Komuniste i rane lart e poshte kombit duke rrembyer gjithcka e duke thirrur me dy gishta per Slogan Democracy dhe duke rrembyer Floririn e Krrabes qe jau la nena e tyre Komuniste Parti . Sot te habisin disa gazetare qe kane vuajtur nen ndikimin e ish Komunizmit ,duke mbrojtur kollovarin e Dibres Ilir Meta qe vodhi shkaterroi dhe mashtroi Popullin si nje Komunist i flakte i derguar si Qengj ne dyert e Qeverise bastarde Berishiane ,qe solli firma Fazllica Turkica ,Chezica Qe solli Slogan per Democracy dhe mashtroi me firma Piramidale ku kishte Komunistin kumandarin e Partise Bolshevike Ilir Meta dhe duke rjepur Kombin e Popullin qe shkaktoi termetin me te fuqishem me mashtrimet e tyre te mesuar ne dyert e komunizmit