Aktualitet

Pse infektivi???





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 31/03/20 |
mapo.al

Aranita Brahaj


Statistikat e të vdekurve kundrejt të infektuarve sapo kaloi 6%.
Po vdesin pacient më shumë se në Rajon, po konkurrojmë indikatorët negativ të botë. Jemi ende me më pak se 100 të spitalizuar.
Po mjekojmë patologji të rënda me mjek infeksionit!!!?
Task forcë përtej videove me shefen e Pavijonit, a ka ndonjë argument nëse do kish qenë mirë që njerëz qe Covid i godet në Mushkri, Veshka, Zemër, Qarkullimi i Gjaku të trajtohen me mjek për specialitete më ekstreme.
• të trajtohen në Sanatorium??!!!!!
• të asistohen nga reanimator që përballojnë sistematikisht trauma dhe terapi më EKSTREME se reanimatorët e Infektivit.
• Të shohim ekipe me më shumë specialitete
• të krijohen ekipe për konsulenca mjekësore me kardiolog, endokrinolog; reanimator, patolog, neurolog të pavijoneve ku zakonisht trajtohen raste më me ekstremitet se tek Infektiv. Një infeksionist nuk mjafton për COVID.
• Po departamenti i kërkimi (research) a është krijuar me njerëz që përshtatin dhe zgjerojnë në kohë reale protokolle mjekimi sipas rastit dhe furnizojnë mjekët me të dhëna dhe opinione shkencore.
• Sa specialist ka Infektivi, a është moment për një spital Covid me ekipe ndër disiplinore.
• Në fund, sot për shkak të një rasti të përveçëm kuptova që duhet edhe një koordinator që mban çdo 12 orë në komunikim të afërmit e pacientëve, do ishte më mirë se skype i bluzave të bardha me ministren … vdekja e të afërmve pa familjen tek koka, dhëmb po aq vetë vdekja…
Ndoshta trajtimi i Covid 19 tek Infektivi nuk ka qenë zgjedhja e duhur. Kaq shumë raste të vdekur në një moment që nuk kemi ende 100 të spitalizuar, është një argument me shumë pikëpyetje dhe pakënaqësi. Zonja Ministre lëri videot me mjekët e infektivit dhe mos i detyro të afrojnë kokat për të dalë tek ekrani i telefonit se edhe ata duhet të respektojnë distancimin. Lëri rregullat e qarkullimit rrugor se merret policia e shtetit, lëre detyrën tënde si Ministre e Mbrojtjes Sociale me paketë të ndihmës ekonomike se ta bën “Përgjithmonë Arbeni”, lëre rekrutimin e vullnetarëve tek drejtoria e burimeve njerëzore dhe Titullarin e Shkencave Mjekësore mbaje si këshilltar për ZGJIDHJE. Pyete këshilltarin tënd specialist kushdo qoftë Pse Infektivi dhe kush duhet të punojë me kartelën e pacientit Covid.





Etiketa: , ,

Pas