Sipërmarrësi italian Davide Pecorelli, i cili për mbi 8 muaj ishte shpallur në kërkim si person i zhdukur në Shqipëri, do të rrëfejë para prokurorëve italianë gjithçka ka ndodhur.
Avokati i Davide Peccorellit, Giancarlo Viti, ka in222formuar se sipërmarrësi italian do të merret në pyetje nga prokurorët e Perugias, pasditen e kësaj të hëne, 20 shtator 2021.
Ndryshe sa kishin përcjellë mediat lokale, Davide Pecorelli do të dalë përballë prokorurëvë italianë jo paraditen e së hënës, por pasdite.
Sipërmarrësi italianë do të ulet përballë atyre që prej 8 muajsh ishin vënë në kërkim të gjurmëve të tij apo të zbardhjes së një ngjarje me hipotezën e një fundi tragjik, edhe pse mjaft sinjale e biseda të përgjuara mes miqve të Davides, hidhnin dyshimin se Davide ishte gjallë.
Denoncimi për zhdukjen e Davide në Prokurorinë e Perugias u bë nga ish-bashkëshortja e nëna e tre fëmijëve të tij e që sipërmarrësi italian e telefonoi ditën e premte 17 shtator 2021, ditën ku u bë dhe indentifikimi tij nga ana e autoriteteve policore në Piombino, qyteti ku ai mbërriti i shoqëruar nga autoritetet e rojes bregdetare që mundën ta shpëtojnë nga një avari në det me gomonen që kishte marrë me qira.
Por çfarë ka ndodhur?
Davide Pecorelli, sipërmarrësi 47 vjeçar ka mbëritur në ishullin e Giglios, rreth 150 km larg Piombinos, ditën e mërkurë datë 15 shtator. Me flokë të lyer biond e me dokumenta falso ka qëndruar në një hotel në ishullin e Giglios e ka marrë me qira një gomone.
Ditën e premte u gjet në bordin e gomones me motor në avari e në ujërat pranë ishullit të Montekristos që konsiderohet një zonë e mbrojtur, pasuri natyrore e ku është e ndaluar të lundrosh.
Sipërmarrësi italian ka rrëfyer identitetin e vërtetë e ka kërkuar të flasë me partneren e tij shqiptare me të cilën ka një fëmijë.
Davide Pecorelli ka mbërritur në banesën e tij në qytezën Lama di San Gisutino, në provincën e Perugias, ditën e shtunë datë 18 shtator e ka telefonuar babain e tij të moshuar e ish-bashëkëshorten me të cilën ka tre fëmijë.
Në Itali sipërmarrësi italian rrezikon denoncimin për përdorim të identitetit fals, ndërsa akuzat më të rënda mbi gjithçka ka ndodhur pritet të vijnë nga autoritetet shqiptare, pasi në Shqipëri u gjet i djegur automjeti që kishte marrë me qira, telefoni e objekte personale të tij si dhe kocka të djegura, ADN e të cilave nuk u zbardh kurrë.
Davide Pecorelli rezultoi i zhdukur në Shqipëri që prej datës 6 janar 2021, ku kishte mbërritur prej disa ditësh me qëllimin e nisjes së një aktiviteti tregtar për produkte estetike flokësh.
Në Itali sipërmarrësi italian është pronar i disa aktiviteteve tregtare, qëndra estetike e parukeri. Mediat lokale kanë percjellë informacionin mbi vështirësitë ekonomike që po kalonin bizneset e tij dhe për shkak të emergjencës shëndetësore të Covid 19.
A do të ketë një një komunikim medatik për atë çfarë ka ndodhur?
Avokati i tij Giancarlo Viti ka informuar se pas marrjes në pyetje nga autoritetet italiane të Prokurorisë së Perugias, nga ana e tyre nuk do të ketë asnjë komunikatë zyrtare mbi çfarë ka ndodhur.