Kryesore

Pse ja mori Ramës vezullimin e listës mungesa e Bushatit?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:20 - 09/03/21 |
Mapo.al

Në tre ore live të komunikimit post-listum, pjesën më të madhe të kohës Edi Rama ja kushtoi Ditmir Bushatit. Në një trajektore të gjatë ku nga personazh, e solli si fenomen, me shumë të meta e cene, ku krejt të pangjashmit me të kishin merituar të ishin, ndërsa ai jo.






Rama e paraqiti Bushatin si përfaqësues të parazitizmit që kërkon lavdi ekranesh, teksa nuk bën asnjë punë me njerëzit dhe nuk ka rezultat në terren.


Ka një gjë që duhet thënë që në krye.







Ditmir Bushati ishte një mendjemadh nga ata të ojf-ve, që i dukej vetja i ndritur, dhe mund të kishte arritur shumë në këtë drejtim, por kurrë aty ku shkoi falë mundësisë që i dha Edi Rama. E mëkoi, e rriti, e bëri deputet, Ministër të Jashtëm, drejtues politik, dhe së fundmi edhe kërkoi t’i jepte një shans në karrierë ndërkombëtare në sekretariatin e OSBE.



Edi Rama nuk mund ta durojë revoltën e krijesës së tij politike, dhe nga ana njerëzore mbase ka të drejtë.



Problemi është se jemi në politikë dhe Ditmiri dalëngadalë nisi të luajë në një fushë tjetër. Atë të ideve. Kuturisi të fitonte përmasa më të mëdha se i lejohej.

Ish-ministri që kur ishte në pozita të ngrohta e me bereqet nuk bëzajti për asnjë padrejtësi, nisi një stuhi kontestimi pas shkarkimit, ku vërejti dhe denoncoi se e majta po shmangej nga kursi i saj, po braktiste mbështetësit idealistë dhe po kthehej në strehë të oligarkëve abuzues me përfitime të paligjshme.

Lexo edhe :  Rama: Nuk tërhiqemi nga Ballkani i Hapur, Kosova të mos japë leksione

Me argumenta, fakte konkrete dhe oratori të patëmetë.

Kjo solli padurimin e Ramës. Çka sot kur kishte ditën e larjes finale të hesapeve, pasi e kishte sikterisur nga lista, e manifestoi me pasion të madh. I vizatoi portretin dy orë para mediave, si të papërshtatshëm, që nuk përputhej me ekipin e tij.

Në këtë e sipër, shefi i qeverisë tregoi edhe se si i dëshiron ai deputetët dhe punëtorët e partisë. Shërbëtorë të bindur që djersijnë në rrugica e lagje, u gjenden njerëzve halleshumë, dhe që refuzojnë kamerat e debatet. Mundësisht, njerëz që nuk mendojnë. Thjesht të dalë nga matrica, të furnizuar me një program nga serveri qendror, e qendrojnë aty derisa bëhen për pjesë këmbimi.

U ka dalë borxhit Edi Rama atyre që aspirojnë të ecin e të bëjnë karrierë në PS. Kriteret janë këto; të hapin telefonat, të shkojnë në spital, të rregullojnë ndonjë punë dritash e ujësjellësi, të thonë rroftë partia e Skenderbeu, dhe kurrë, po kurrë të mos guxojnë të mendojnë, të lëvizin neurone në atë zgafellë të kafkës me pyetje se; ku është partia e tyre me moralin, me trajtimin e pushtetit, me përfitimet dhe favoret, me klientelën e të mëdhenjve, me miliardat që administron në pak duar. Këto janë punët e bosit. Ushtarët të rrinë në rresht e me kokën ulur.

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas