Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, i është përgjigjur pyetjes që kryeministri Rama shtroi sot nga qyteti i Durrësit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ka qenë dhe mbetet përfaqësues i denjë i popullit të Durrësit e Shijakut.
Duka thekson se ndryshe nga ai, Rama është në listën e Durrësit si përfaqësues i kriminelëve të zonës.
“Pse kandidove në Durrës?”, ishte pyetja që Rama shtroi për Dukën, teksa ky i fundit i është përgjigjur kështu:
Postimi i kryetarit të PAA-së, Agron Duka
Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!
– Ti çfarë përfaqëson?!
Ja ta them unë:
– Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.
A të duan shqiptarët?
Ja ta them unë:
– Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.
Çfarë di për vete Ti në 8 vite qeverisje?
Ja ta them unë:
– Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.
Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:
– Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.