Bota

Pse kjo foto po rrëzon disa nga telefonat Android





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 04/06/20 |
mapo.al

Dhjetra pronarë të telefonave Android po raportojnë në mediat sociale se një foto ku shfaqet një liqen, një muzg i errët dhe një bregdet i gjelbër po rrëzon aparatet e tyre kur përdoret si foto në wallpaper (ballinë).


Disa marka duket se preken, duke përfshirë Samsung dhe Pixel të Google. Rrëzimi bën që ekrani të ndizet dhe fiket vazhdimisht. Në disa raste kërkohet ristartimi komplet i telefonit (factory reset) .


BBC nuk e rekomandon ta provosh. Samsung do të përfundojë një azhornim të mirëmbajtjes më 11 qershor. BBC ka kontaktuar Google për një koment, por ende nuk ka një përgjigje.


Një Twitter në lidhje me këtë çështje ka pasur mijëra pëlqime dhe ripostime, me disa që raportojnë se telefoni i tyre gjithashtu është prekur.


Gazetari i Teknologjisë, Bogdan Petrovan në Android Authority tha se gabimi nuk ndikoi në Huawei 20 Pro të tij, por ai shkaktoi mosfunksionim të një Google Pixel 2.

Pasi vendosa imazhin në fjalë si wallpaper (ballinë), telefoni bëri crash (rrëzim) menjëherë. Ai u përpoq të rindizet, por ekrani vazhdimisht ndizej dhe fikej, duke e bërë të pamundur kalimin përtej faqes së parë, atë të sigurisë,” vuri në dukje ai.

“Ristartimi i pajisjes në modalitetin e sigurt (duke mbajtur butonin e volumit gjatë boot-up) nuk e rregulloi problemin. ” Duket se prek disa, por jo të gjitha pajisjet që operojnë me versionin e fundit të sistemit operativ Android, Android 10.

Eventi për lançimin e Android 11 duhej të zhvillohej këtë javë por është shtyrë. Ende nuk është dhënë ndonjë arsye zyrtare për këtë të metë, por zhvilluesi i saj Dylan Roussel, i cili shkruan në 9to5Google bëri një twit mbi teorinë e tij. Ken Munro dhe Dave Lodge partnerët e firmës së sigurisë së Pen Test gjithashtu e analizuan për BBC.

“Ndërsa fotografitë dixhitale janë përmirësuar në cilësi, telefonat duhet të kontrollojnë se cila është “hapësira e ngjyrave” të imazhit për të punuar, në mënyrë që ta shfaqin atë siç duhet,” thanë ata. “Është mënyra që një telefon ka dijen se si të shfaqi saktësisht hijen e duhur të gjelbër, për shembull.

“Ka mënyra të ndryshme për të përcaktuar hapësirën e ngjyrave. Disa hapësira kanë përdorime të specializuara në hartimin grafik, kështu që ndonjëherë do të shihni imazhe që nuk janë në formatin e zakonshëm” Standard RGB “. Është gjithashtu e mundur që me qëllim të krijohen imazhe që kanë më shumë informacion mbi ngjyrën se sa disa pajisje mund ta përballojnë.

Ajo që ka ndodhur këtu është se mënyra se si disa telefona merren me këto raste ka shkuar keq.”

“Telefoni rrëzohet sepse nuk di se si ta trajtojë atë si duhet, dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike ndoshta nuk e kishin konsideruar se kjo mund të ndodhte.”/BBC/

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas