Aktualitet

Pse ky fatalitet me Drejtësinë e re





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 23/12/19 |
Mapo.al

Struktura më e rendesishme, më e shumëpritura e Drejtësisë se re, SPAK, organi që besohet se do të luftojë korrupsionin dhe krimin e niveleve të larta, atë të pandëshkuarin deri tani, ka ardhur në jetë me pak cen, siç doli në publik.


Kryetari i Prokurorisë Speciale, kishte qënë hetues i regjimit komunist, dhe mjaft ortodoks madje, duke mbrojtur moralin e mbrapshte të atij sistemi të mbrapshtë, deri më vitin 1990. Atëherë kur shumëkush po lëshonte nga pak, ai, kryetari i SPAK, nuk tërhiqej, hetonte dhe dënonte.



Për shumicën qeverisëse që nuk i ka dënuar asnjëherë krimet e komunizmit njëmendësisht dhe nuk ka bërë një mea-culpa për çka ndodhi në 45 vite, si force direkte politike pasardhëse e Partisë së Punës, ndoshta kjo nuk përbën problem të madh. Po për shoqërinë, e cila kohët e fundit po njihet përherë e më shumë me përmasat brutale të represionit të sigurimit e hetuesisë së shtetit, ardhja në krye të organit më të ri të drejtësisë, të një funksionari të asaj kohe, është në të vërtetë një problem i madh.


Momenti i dytë, ose ceni i dytë, është kur del në media, se një anëtar i SPAK është nën shoqërinë intime le ta themi, të ngushtë, në një bar, ngjitur me një eksponent kryesor të mazhorancës, sic është Ulsi Manja. Dhe kjo, një ditë para votimit të tij në strukturën e rendësishme.

Çka tregon në mënyrë të ububushme, ndërvarësinë e ketij zyrtari ndaj qeverisë, të cilën supozohet se do ta hetojë.

Asnjëri nga këto denoncime të renda nuk është përgenjështruar. Pra, del se qendrojnë, se janë fakte. Nisur nga kjo, lind një shqetësim i madh. Pse duhet të krijohet një fatalitet i tillë, që organet e reja të drejtësisë, ose duhet të kenë lidhje me ish-regjimin komunist, ose me Partinë Socialiste. Pse po i ushqehet me dhunë opinionit kjo ide, sikur Shqipëria nuk paska mundësi, kapacitete dhe potencial, për të patur juristë, djem e vajza, burra dhe gra, me integritet, të shkolluar si duhet, dhe të papërlyer, të pakapshëm, të pacenueshëm.

Këto rrethana të bëjnë për fat të keq të mendosh, se sic ka patur dyshime të forta deri tani, ne nuk duket se do të kemi një drejtësi për qytetarët dhe në shërbim të tyre, por një drejtësi të rilindjes dhe në shërbim të saj.

Mapo.al


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas