Aktualitet

Pse Merkel s’e vizitoi Kosovën?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 14/09/21 |
mapo.al

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi i saj i lamtumirës për Ballkanin Perëndimor






Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciç, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.


Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i qeverisë, Edi Rama.







Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor?
Lidhur me këtë kanë folur nga zyra për media e qeverisë gjermane.



Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të kohës.

Lexo edhe :  Takimi - Mes kritikave, Rama merr mbështetjen e Merkel në Tiranë


Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Express.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:

Pse Merkel qëndroi ulur gjatë himnit në Tiranë?

7


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas