Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse mungon Kryeministri në falenderimet e Imzot Frendos?

by mapo.al
29/11/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Komunikimet e Imzot George Frendos, janë përherë lajm dhe zënë vend në media.

Për shkak të mesazhit, për shkak të kurajos që ka për të thënë gjërat siç ai i mendon, apo për të qënë prezent në kohë të vështira për vendin, dhe sidomos për shkak të ndjeshmërisë që ai tregon ndaj njerëzve, shqetësimeve, halleve të tyre.



Edhe gjatë kohës që u prek nga koronavirusi, Gergo Frendo pati një komunikim të vijueshëm, përmes stafit, ku informohej publiku mbi gjendjen e tij.

Sigurisht, një mënyrë e gjetur kjo për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët, se covid-19 është prezent, një mënyrë për t’u thënë atyre të bëjnë kujdes.

Në mesazhin që ka shpërndarë këtë pasdite vonë, Frendo, Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, ka lajmëruar se do të kthehet së shpejti pranë grigjës së tij, pa të cilën është ndjerë si koka pa trup, dhe se me gjasë, ai do të jenë në shërbim që në javën e parë të Dhjetorit, e po ashtu për datat e rëndësishme të Krishtlindjes.

Po çfarë bie në sy tek përshëndetja që ai ka hedhur në faqen e Facebookut, është se në mesin e njerëzve të shtetit dhe institucioneve që ai falenderon, mungon Kryeministri.

Imzot Frendo është një përzgjedhës i saktë i fjalëve dhe lëvrues ekselent i shqipes. Mungesa e falenderimit për Kryeministrin, nuk besohet të jetë një harresë.

“Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes z.Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë z.Erjon Veliaj, z.Lulzim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!”, shkruan Frendo.

Derisa ai përmend Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e Bashkisë, Kryetarin e Opozitës, të cilët e kanë uruar dhe janë interesuar për shëndetin e tij, atëherë mospërmendja e Ramës në këtë hirearki, dëshmon se shefi i qeverisë, mesa duket është treguar indiferent ndaj këtij rasti, dhe nuk ka treguar ndjeshmëri si të tjerët.

Sigurisht nuk është rasti këtu për spekulim apo për të bërë politikë, por nisur nga e famshmja shprehje biblike, jepi Çezarit, atë që i takon Çezarit, gazeta Mapo e pa me vend të bëjë këtë koment.

LEXO EDHE:

Shërohet nga koronavirusi Arqipeshkvi, George Frendo: Jam gati për Krishtlindjen

Tags: George Frendomesazhi

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
Sulmuesi i kombëtares kthehet te goli në Holandë, nuk i ndahet Ajaxit (VIDEO)

Sulmuesi i kombëtares kthehet te goli në Holandë, nuk i ndahet Ajaxit (VIDEO)

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In