Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse ndjekësit adhurojnë luanin e “Big Brother VIP”?! Sociologia Marsi Simo: Të famshmit nuk lindin të tillë, ato i bëjmë ne!

by us er1
01/03/2023
in Kryesore, ShowBizz
0

Nga Albana Cenaj

E gjithë Shqipëria është “çmendur” pas Luiz Ejllit. Thuajse të gjithë flasin për të, në tavolina, në shtëpi, në lokale, në zyra pune, televizione, radio dhe portale, pa folur këtu për rrjetet sociale.



Tashmë është bërë kryefjalë e çdo shqiptari dhe nuk ka njeri që nuk flet ose diskuton për të të paktën njëherë gjatë ditës. Sipas të dhënave të fundit emri i këngëtarit është më i kërkuari në Google duke shënuar rekordin me mbi 1 miliard kërkime vetëm në muajin e parë kur filloi spektakli “Big Brother VIP 2 Albania”. Me këto ritme me shumë gjasa mund të arrijë 4 miliardë klikime në fund të spektaklit.

Përpos kësaj kujtojmë që Luizi ka regjistruar një këngë brenda shtëpisë, e titulluar “Me ty”, i cili e interpretoi në dedikim për dashurinë e tij, Kiarën. Me t’u publikuar në platformën “You Tube” kënga arriti të shënojë shifra të larta shikueshmërie, rreth 6.5 milionë klikime deri tani. Asnjë këngë shqiptare nuk e ka arritur deri tani këtë shifër brenda 2 javësh.

Suksesi i këngëtarit shkodran është kthyer tashmë edhe në një mundësi për të bërë humor edhe me tregtinë.

Tregtarët i krahasojnë banorët me frutat, në këtë rast në tabelën e një tregtari shkruhej “Banane Luiz,” strategji interesante për t’i shitur frutat.

Fenomeni i Luizit ka kaluar kufijtë e çdo imagjinate, kjo pasi tashmë disa dyqane, lokale ose karburante kanë vendosur foton e tij.

Për të analizuar më shumë rreth këtij fenomeni se përse shqiptarët po e ndjekin kaq shumë, Gazeta Liberale.al kontaktoi me sociologen Marsi Simo për të shpjeguar nga ana sociologjike së përse ndodh kjo gjë.

Ja çfarë deklaron sociologia ekskluzivisht për Liberale.al: 

Nuk ka nevojë të përcaktohet se çfarë është një personazh i famshëm, pasi shumica e njerëzve e njohin shumë mirë këtë term. Këta janë personat që shfaqen shpesh në ekranin e televizionit tonë, për të cilët lexojmë në portale dhe i ndjekim në rrjetet sociale dhe kontribuojmë që ata të bëhen të tillë.

Shpesh, imagjinata dhe dëshirat e fshehta, janë faktorët që i bëjnë njerëzit të tërhiqen nga disa personazhe të famshëm. Personat që admirojnë njerëzit e famshëm, e bëjnë sepse i konsiderojnë si të rëndësishëm, të fuqishëm dhe sepse një numër i madh njerëzish të tjerë e bëjnë këtë gjë.
Ekziston një dëshirë nënndërgjegjeshme në racën njerëzore për të formuar idhuj, sidomos kur nuk janë vetë të formuar dhe të plotësuar. Këta të fundit atashohen nga personazhe si Luizi i cili ka aspekt tërheqës vizual, është karizmatik, ka aftësi komunikuese, bindëse, pushtet dhe prodhon ngjarje dramatike të vazhdueshme. Konsistenca e dramave që ka prodhuar personazhi Luiz është rezistente dhe vetëm ne rritje, pavarësisht etikës, gjuhës së përdorur apo sjelljes.

Personat që adhurojnë njerëz të famshëm dhe të njohur siҫ është në këtë rast personazhi Luiz, ndjejnë sikur janë pranë tij, bëhen pjesë e jetës së tij dhe përjetojnë emocione të vazhdueshme. Që në daljet e para të personazhit Luiz, reagimet e shumë ndjekësve ishin pozitive sepse me shumë gjasa panë të reflektuar veten e tyre ose një vete që do donin t’i ngjanin. Nuk e mohoj që një pjesë e shoqërisë tonë konsideron burrë dikë që është familjar, pak gazmor, ironik, të vendosë pushtet kundrejt të tjerëve sidomos kundrejt vajzave dhe grave, dhe pse jo fatkeqësisht e konsiderojnë normale edhe dhunën nëse qëllimi justifikon mjetin.

Nga ana tjetër mos harrojmë se si shoqëri në tërësi tërhiqemi nga ajo që dimë. Të rritur dhe edukuar në një shoqëri me dramë, dhunë, kaos, probleme, mendojmë se këto janë zgjidhjet edhe në vazhdim të jetës.
Jo vetëm në këtë edicion të Big Brotherit, por edhe në të tjerat, ky format ka qenë një biletë për të rritur famën e personazheve që jetojnë brenda kushteve të shtëpisë dhe rregullave të vendosura. Këtë vit, personazhi Luiz bëri më tepër bujë sepse u ndërlidhën me të shumë histori, dramë, fantazi, të fshehta dhe aludime. Të gjitha këto nuk u prodhuan vetëm nga personazhi në fjalë, por edhe ndjekësit me komentet e tyre. Mediat po ashtu i dhanë një rëndësi të ekzagjeruar, aq sa ҫdo gabim apo problematikë që pasohej, zerohej nga verbimi i famës së krijuar.

Kjo dramë që po krijohet në vazhdim, mund t’u japë disa individëve një ndjenjë të të qenit të gjallë dhe produktiv. Drama mund të bëjë të sekretoni endorfinë (zinxhirë proteinikë prodhuar nga vetë trupi, të cilat janë përgjegjëse për stimulimin e zonave të trurit që prodhojnë kënaqësi në trup). Kjo kënaqësi është krahasuar shpesh herë nga psikologët dhe studiuesit, e ngjashme me kënaqësinë nga droga. Nëse njeriu ka diçka ose dikë për të cilin mund të zemërohet, kjo mund ta ndihmojë të shkëputet nga shikimi i thellë i vetes dhe problemeve që ka në realitet./Liberale.al/

 

Tags: "Big Brother VIP 2 Albania”.fenomenluiz ejllindjekes

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste

1 apo 14 marsi Dita e Verës, tradita pagane që kapërcen shekuj për të “dëfryer” me festat e besimeve monoteiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In