Kryesore

Pse nisi konflikti i Arbanës me Top Channel, dorëheqja që u gris






               Publikuar në : 10:46 - 09/03/19 |
mapo.al

Detaje të reja mësohen rreth debatit të fortë që ka pasur Arbana Osmani me drejtuesit e Top Channel, çka ka çuar deri në veprime ekstreme, që më pas janë zbutur e tërhequr. E gjitha ka nisur për shkak të publikimit të një klipi të ri, produktit më të fundit të këngëtares Xhensila Myrtezai, në faqen e emisionit që drejtohet nga Arbana. Regjisori kësaj video, është dhe regjisori i emisionit, që është mësuar së fundmi se është dhe i dashuri i Arbanës, Eduart Grishaj.
Drejtuesit e TCH i kanë kërkuar Arbanës që ta heqë këtë postim nga faqja e “Dua të të bëj të lumtur”. Mësohet se ajo ka kundërshtuar, duke thënë se është emisioni i saj, ajo është autorja dhe ka të drejtën të hedhë gjërat që dëshiron. Debati është rritur dhe ka kaluar në tension të hapur. Drejtuesit e Televizionit i kanë thënë se ajo është autorja e emisionit, por emisioni në vetvete është pronë e TCH. Në këto kushte, Arbana ka kërcënuar me dorëheqje, dhe besohet se e ka bërë edhe tekstin e largimit. Në TCH thuhet se eprorët e kanë pranuar që ajo të largohet, por i kanë bërë të ditur se ndërprerja në mes të sezonit, shkakton dëme për të cilat ajo do të bëhej përgjegjëse. Pas kësaj, Arbana mesa duket ka bërë hapa pas, ka hequr dorë nga dorëheqja, dhe puna ka vijuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur.



Etiketa: , , ,

Pas