Presidenti është nën këmbët e Vladimir Putin
New York Times
Herën e fundit që Presidenti Trump pretendoi se të dyja anët ishin përgjegjëse për sjelljen e keqe, nuk shkoi dhe aq mirë. Kjo ndodhi thuajse një vit më parë, pasi një marshimi neonazistësh degradoi në akte dhune teksa një supremacist i bardhë, mori përpara me makinë një turmë njerëzish duke vrarë një grua.
Të hënën, Z. Trump sërish u gjend në një ekuivalencë imorale, kësaj here gjatë një konferencë për shtyp pas takimit të tij në Helsinki të Finlandës, me presidentin rus, Vladimir Putin. Një gazetar iu referua akt-akuzave ndaj 12 zyrtarëve ushtarakë rusë për një sulm kibernetikë të koordinuar në zgjedhjet e 2016 dhe pyeti z. Trump nëse ai e bënte Rusinë përgjegjëse. “Unë i shoh të dy vendet përgjegjëse”, tha z.Trump.
Megjithëse me një presidencë të mbushur me momente vetë-shkatërruese për Shtetet e Bashkuara, komentet e z.Trump të hënën që u transmetuan live në të gjithë botën, bien shumë në sy. Spektakli ishte i vështirë të kuptohej: z.Trump, duke qëndruar vetëm disa centimetra larg një banditi autokratik që vjedh territore dhe ka vrarë kundërshtarët e tij, hodhi në erë, përfundimin unanim të vetë inteligjencës së tij dhe agjencive të zbatimit të ligjit se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet e 2016 me qëllimin që të ndihmonte z.Trump të fitonte.
“Shumë njerëz erdhën tek unë, Dan Coats erdhi tek unë, dhe disa të tjerë, ata mendojnë se është z.Trump tha në një pikë, duke folur në emrin e drejtorit të inteligjencës kombëtare. “Tani kam presidentin Putin; ai sapo tha që nuk ishte Rusia. Unë do të them këtë: Nuk shoh
asnjë arsye pse të jetë Rusia”. ( Në një deklaratë të hënën pasdite, z.Coats
ritheksoi, se në fakt, ishte Rusia.)
Z.Trump e quajti këshillin special të hetimit për Rusinë “një katastrofë për vendin tonë” dhe pastaj performoi një përzgjedhje të hiteve të tij solo më të mirë: “Zero Collusion”, “Ku është severi i D.N.C.?” dhe më në fund ‘gështenja e vjetër’, “Unë fitova zgjedhjet kolegjiale me shumicën e votave”.
Edhe republikanët kryesorë ndjenë se duhet të reagojnë. “Presidenti duhet ta marrë në konsideratë se Rusia nuk është aleati ynë,”, tha Paul Ryan. “Nuk ka asnjë ekuivalencë morale mes SHBA-ve dhe Rusisë, e cila mbetet armiqësore ndaj shumicës së vlerave dhe idealeve tona bazike”.
Mitch McConnell, lideri i shumicës së senatit, tha, “Rusët nuk janë miqtë tanë dhe unë i besoj plotësisht përfundimit që ka nxjerrë komuniteti ynë i inteligjencës”.
Ai postoi në Twitter:
“Presidenti Trump duhet të sqarojë deklaratat e tij në Helsinki në lidhje me sistemin tonë të inteligjencës dhe Putinin. Është gabimi më serioz i presidencës së tij dhe duhet të korrigjohet-menjëherë”.
Senatori John McCain ishte më i drejtpërdrejtë se aq. “Asnjë president i mëparshëm nuk e poshtëruar veten më shumë përpara një tirani”, tha z.McCain. Për t’u mos u shqetësuar, z.Trump na siguroi ne se: z.Putin “ishte ekstremisht i fortë dhe i fuqishëm në mohimin e ngjarjes”. Kështu që ai duhet të ketë thënë të vërtetën.
Z.Putin, nga ana e tij, ishte i lumtur të pranonte se ai donte që z.Trump t’i fitonte zgjedhjet: “Po, unë doja. Sepse ai thoshte që do t’i sillte marrëdhëniet SHBA-Rusi në normalitet”. Ai e përqeshi idenë se ai kishte materiale kompromentuese për z.Trump- megjithatë nuk e mohoi këtë gjë-mbase sepse fjalët e vetë z.Trump ishin mjaftueshëm kompromentuese.
Z.Putin ofroi që inteligjenca ruse të bashkëpunonte me palën amerikane që t’i shkonin deri në fund çështjes së ndërhyrjes në zgjedhje, me kushtin që autoritetet ruse të lejoheshin të merrnin në pyetje zyrtarë të inteligjencës amerikane gjithashtu- që z.Trump e quajti një ofertë të pabesueshme. Po, po ashtu të pabesueshme.
Dhe akoma, paditë që lidhen me infiltrimin e Rusisë vazhdojnë të vijnë: Të hënën, Departamenti i Drejtësisë, duke vepruar në mënyrë të pavarur nga hetimi i këshillit special, akuzoi një ruse që ka vepruar si një agjente për vendin e saj në SHBA për të forcuar lidhjet ndërmjet Partisë Republikane dhe Shoqërisë Kombëtare të Pushkave. Gruaja 29-vjeçare, e cila supozohet të ketë lidhje me një zyrtar të lartë rus, po mbahet pa arsye.
Z.Trump tha se ai do të ringjallë një marrëdhënie me Rusinë që është përkeqësuar shumë gjatë presidencës Obama. Deklarata e tij hapëse për gazetarët proklamoi qëllimin e vazhdimit “ e traditës krenare të diplomacisë së guximshme amerikane” dhe theksoi se “ diplomacia dhe angazhimet janë të preferueshme për armiqësi”.
Në teori, objektiva të tilla bëjnë sens. Por z.Trump duket të jetë naivi i vetëm, ose injorant me qëllim, për faktin që këshilltarët e tij veteranë për sigurinë kombëtare kanë identifikuar Rusinë si një nga kundërshtarët kryesore gjeostrategjikë, bashkë me Kinën.
Pavarësisht ekonomisë së dobët, korrupsionit dhe problemeve të tjera të brendshme, z.Putin ka shtypur shumë kundërshtarë politikë në shtëpi dhe po tregon agresivisht pushtetin rus jashtë vendit. Agjentët e tij- me shumë mundësi ata nga të njëjtët shërbime ushtarake inteligjente, që ndërhynë në zgjedhjet amerikane-kanë përdorur armë kimike që kanë helmuar katër njerëz në Britani, njëri prej të cilëve vdiq.
Ai po punon fort për të sabotuar lidhjet e Amerikës me NATO-n dhe Bashkimin Europian dhe për të dobësuar influencën amerikane në Lindjen e Mesme. Rusia paraqet një kërcënim të tillë kibernetikë saqë z.Coats javën e kaluar tha “sirenat po ndizen sërish”.
Më parë nuk kishte dyshime që liderat amerikanë ishin të gatshëm për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara dhe të aleancave demokratike që udhëheqin. Presidenti Ronald Reagan veproi kështu në 1987 kur ai e nxiti liderin e Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbacov të “shembte” murin e Berlinit. Kështu bëri edhe Presidenti George H.W. Bush kur i tha z.Gorbachev se Gjermania do të qëndronte në NATO pas ribashkimit në 1990. Dhe po ashtu bëri presidenti Obama përpara zgjedhjeve të 2016-tës kur i tha z.Putin të ndalonte hakimet.
Përveçse i akordoi z.Putin nderin e një takimi që filloi të fshijë izolimin që ajo vuajti për pushtimin që i bëri Ukrainës, zor të shihet çfarë gjëje tjetër ka arritur z.Trump. Dy burrat folën për të falsifikuar një traktat të ri që do të zëvendësojë Traktatin e Fillimit të Ri, i cili kufizon armët bërthamore dhe që skadon në 2021 dhe gjithashtu diskutuan të bashkëpunojnë në Siri, megjithëse duket se u ka ikur një shans për të ndërmarrë veprime konkrete.
Nuk ka patur asnjë shenjë që Shtetet e Bashkuara kanë patur ndonjë përfitim nga nënshtrimi i z.Trump ndaj z.Putin, megjithëse z.Trump vetë, tani të paktën ka një top flakë të ri futbolli.
Mbetet mister pse presidenti, në dallim nga të gjithë paraardhësit e tij, republikanë apo demokratë, nuk ka dëshirë të kritikojë sjelljet e rusëve. Ai nuk ka asnjë problem të sillet rëndshëm, kur është në shoqërinë e aleatëve Europianë të Amerikës, duke i sulmuar e duke i cilësuar si borxhlinj të këqij dhe Bashkimin Europian si një armik, ose kur ai i kritikon mediat si “armiq të popullit”. Vendoseni atë pranë z.Putin dhe diktatorëve të tjerë dhe ai shërben si stuko.
Është e qartë se ai është presidenti që po e fut Amerikën në telashe.
Përktheu për MAPO, Shaqir Sulaj