Sport

“Pse nuk ia jep që sot titullin Partizanit”, Gjici ngacmon Dukën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:24 - 16/04/19 |
ro ot

Në ditën kur të gjithë aktorët e futbollit janë bashkë, pakkush prej tyre e shfrytëzon për të diskutuar, për të “qarë hallet” apo për të biseduar rreth temave si mund të zhvillohet futbolli në vend.






Vota kunder


Mirëpo, ka prej tyre që dinë edhe të bëjnë batuta, të bëjnë edhe ngacmime publike dhe t’i japin tonus garës sportive. Sigurisht, edhe me ngacmime mes palësh, por të pranueshme nga të gjithë. Një prej tyre është edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili edhe në prani të mediave apo presidentëve të tjerë, nuk i kursen batutat dhe ngacmimet e drejtpërdrejta.







Një prej tyre, ishte edhe ajo me kreun e FSHF-së, Armand Duka, sapo përfundoi asambleja e djeshme. Stadiumi – Tema e ngritur nga Gjici, nga tonaliteti i shprehjes, me shumë miqësi për Dukën ishte ajo e stadiumit të Kukësit. “Ore ti, kur do ta nisësh atë stadiumin e Kukësit”, tha Gjici mes batutash. Por, në këtë rast, edhe kreu i FSHF-së, e pati gati përgjigjen: “Kur të fillojë Kukësi të fitojë (qesh…)”. një situatë që krijoi të qeshura nga të pranishmit pranë kësaj bisede, por që krijoi humor edhe mes dy protagonistëve të bisedës.



gjici duka



“Se vetëm po rrihesh së fundmi”, shton Duka kundrejt Gjicit. Si për të mos e lënë për të ndërruar temë, ishte vetë kreu i FSHF-ë që u “hodh në sulm” për raundin e dytë të batutave, këtë herë duke lakuar sferën politike: “Apo e ke lënë që të marrësh bashkinë një herë, pastaj do fitosh?” pyet Duka kundrejt Gjicit, i cili do të jetë kandidat i PS-së për Bashkinë e Kukësit.

“Po, po, si fillim do marrim bashkinë”, ia kthen kreu i klubit verilindor. Si për ta bërë “pingpong”, ishte ky i fundit që hedh më tej “shashkën”, duke prekur edhe skuadrën që po kryeson kampionatin. “Po pse nuk ia dhe që sot titullin Partizanit?!” teksa pranë të dyve u afrua të kalonte edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas