Qeveria e re e Greqisë kërkon që të shkurtojë borxhin e saj me deri në 160 miliardë euro. Por shumë pasanikë në këtë vend nuk paguajnë asgjë në arkë, shkruan gazeta gjermane Bild
Janë prodhuesit dhe pronarët e mëdhenj të anijeve dhe familjarët e tyre, që kanë fituar e fitojnë miliarda me kroçierat dhe anijet e mallrave. Dhe thuajse nuk paguajnë asnjë taksë.
Neni 107 i Kushtetutës greke garanton: Fitimet e pronarëvë të anijeve (rreth 17 miliardë euro në vit) nuk taksohen. Në mënyrë të ngjashme edhe të ardhurat nga shitja e anijeve. Madje edhe të ardhurat private të pronarëve të anijeve nuk duhet të tatohen. Vetëm anijet e mallrave kanë një mini- taksë (sipas madhësisë së anijes).
Kështu vetëm dinastia Niarchos (në foto sipër) ka grumbulluar një pasuri prej 3 miliardë euro, përllogarit revista “Bilanz”.
Miliarderët grekë nuk paguajnë asnjë taksë!
Por vendi po shkon drejt falimentimit. Në fund të shkurtit mbaron edhe programi i ndihmës. Deri në fund të marsit, Athinës do i mungojnë 12 miliardë euro për të paguar borxhet dhe pagat e punonjësve publikë dhe pensionet.
Kryeministri i ri grek, Aleksis Cipras kërkon që prodhuesit dhe pronarët e anijeve të paguajnë më shumë në arkën e shtetit. Por partnerët e koalicionit nuk e mbështesin.
Politikanët gjermanë të CDU/CSU e kanë rritur presionin.
“Është koha që Greqia të tatojë prodhuesit e anijeve,” tha Micheal Fuchs për Bild. Ai mbështetet edhe nga Wolfgang Bosbach dhe Karl- Georg Wellmann.
“Përpara se të fusin duart në qesen e gjermanëve, duhet të ndalojnë miliarderët e tyre,” tha Wellmann.
Edhe presidenti i shoqatës së taksapaguesve, Reiner Holznagel kërkon: “Në vend që të kërkojnë uljen e borxhit nga taksapaguesit europianë, administrata tatimore atje duhet vënë në lëvizje. Grekët e pasur duhet të shkojnë tek arka të paguajnë”.
Shtet prej argjili ! Si mund te parafytyrohet,qe te tatohet puntori i thjeshte,me nje page te ulet,ta taksohet tregetari ambulant,me nje kaposh placka,tatohet bujku e blegtori,qe mezi sigurojne mbijetesen,etj,etj. dhe nuk tatohen kleriket,pronat e pasurite e kishes e manastireve,apo miliarderet e ndertimit te anijeve dhe pronaret e anijeve tregetare ?! Keto cudira vetem ne nje shtet primitiv mund te ndodhin . Ne sistemin kapitalist,kushdo qe fiton, ne cfardo menyre,pa asnje perjashtim,duhet te tatohet,ne raport me perqindjen e fitimit,sepse gjithkush prej tyre ka pjesen e tij te perfitimeve nga sherbimet shteterore .