fbpx

Aktualitet

Pse nuk përgjigjet Lleshaj për dy shtëpitë?





               Publikuar në : 21:47 - 13/10/19 |
Nga Mapo.al

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, përkundër profilit të sertë prej formimit dhe statusit, për shkak se është gjeneral, është një njeri shumë mediatik. Ai është aktiv në rrjetin social, dhe kudo ku fjala përcohet. Nuk është aspak i pazoti në këtë drejtim. Merak ka opozitën. I pari që reagon dhe sulmon ashpër drejtuesit e saj, sa herë ka një protestë apo zhvillim që përfshin demokratët.


Këtë bëri edhe sonte pas rezistencës së fortë të banorëve të Astirit ku prezent ishte edhe lideri i demokratëve.



Mirëpo, të bën përshtypje se Sandër Lleshaj po hesht thellë për një denoncim që i bëri pak orë më parë, Sekretari i Përgjithshëm, i PD, Gazment Bardhi. Bardhi thotë se Lleshaj ka dy shtëpi, një në Tiranë dhe një vilë ne Gjirin e Lalzit, të padeklaruara. Çka nuk është një akuzë e lehtë. Përfitimi i tyre është i dyshimtë, sipas Bardhit.


Çka e shton edhe më shumë ngarkesën, është mosreagimi i ministrit. Ai që është aktiv dhe bëhet i gjallë një minut pas çdo zhvillimi, ka ca orë të mira që hesht për këtë çështje. E për më tepër, kur dyshime janë hedhur lidhur me këto banesa, edhe më parë në media.

Përse nuk flet Sandër Lleshaj, ky simbol i komunikimit dhe luftës mediatike, për çështje që kanë të bëjnë direkt me të dhe integritetin e tij? Çfarë e mundon Ministrin që e ka gati penën për të goditur opozitën dhe çdo kritik e kundërshtar, kur preket sadopak rilindja e tij? Opinioni publik meriton një shpjegim./MAPO.AL/

 

LEXO EDHE: 

Bardhi: Lleshaj, ministri katil që nxjerr policinë kundër grave

 

 


Etiketa: , , ,

Pas