Aktualitet

Pse nuk pyeten vlonjatët për projektet e Vlorës?!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:38 - 04/01/21 |
Ergys Alushi

Është e lehtë t’u bësh “like” e “share” statuseve të kryeministrit.



Sidomos kur ato janë për Vlorën, për projektet, investimet, zhvillimet!


Edhe unë kam shumë dëshirë.




Edhe mua më pëlqen e bukura, projekti, investimet, zhvillimet!



E bukura sipas shijeve të mia, të gjithsecilit, sepse e bukura është relative!


Por, ndryshe nga ju që bëni kaq lehtë “like” e “share”, unë dua të Pyetem!

Po, po, dua të Pyetem për qytetin tim.

Si një qytetar i tij, si pagues i rregullt detyrimesh karshi shtetit, si një gazetar, kontribues modest, si një vlonjat që ka vendosur të jetojë në Vlorë!

Por, nuk më pyet njeri për Vlorën, për projektet që po e ndryshojnë qytetin e të gjithëve ne!

Por, nuk është se nuk jam pyetur vetëm unë.

A është pyetur Bashkia?

A është pyetur Zyra e Urbanistikës?

A janë pyetur Arkitektët e Vlorës?

Po Ndërtuesit?

Shoqatat Mjedisore?

Shoqatat Turistike?

Inxhinierët?

Historianët?

Qytetarët?

Të rinjtë?

Druaj se nuk i kanë pyetur!

Askënd, nuk e kanë pyetur për qytetin e tyre.

Për Bulevardin!

Për bregun shkëmbor të Ujit të Ftohtë!

Për Skelën!

Për Portin e qytetit (Skelë e parë në Evropë!

Për Akademinë e Marinës!

Për Sheshin e Flamurit!

Për 4 Topat!

Pse nuk na pyesin?

Ashtu si na pyesin kur na kerkojnë votën!

Pse gjithçka vjen nga Tirana?

A nuk ka Vlora njerëz të aftë për të projektuar e ndërtuar qytetin?

Pse kjo arrogancë për të projektuar e ndertuar qytetin vetëm sipas shijeve të kryeministrit?!

Shumë faleminderit kryeministrit që gjen fonde për projekte e investime për Vlorën, por kjo nuk do të thotë të vendos gjithçka vetëm ai për qytetin!

Çfarë do të ndodh me Sheshin e Flamurit?

Ai shesh është krenaria jonë si vlonjatë!

Është identiteti ynë!

Amaneti i Ismail Qemalit dhe vlonjatëve të tjerë!

Ç’është ai Terminal?

Pse hiqen 4 Topat, një histori më shumë se 80 vjeçare, një nga simbolikat e qytetit?!

Kush janë këta që vendosin për simbolet e qytetit, kush duhet e kush nuk duhet?!

Kemi të drejtë të pyesim dhe unë i ftoj të gjithë vlonjatët që të pyesin d të kërkojnë të pyeten e vendosin për Vlorën.

Të pyesësh e të të pyesin për qytetin tënd është qytetari, është dinjitet, është demokraci.

Nuk ka lidhje me vendin e punës sot dhe lehtësinë për “like” e “share”, por ka të bëjë me qytetin nesër, me memorien, nostalgjitë!

Sepse:
në një numer të gazetes “Zëri i Vlorës”, të vitit 1988, lexova: “…hoteli në sheshin e flamurit është dhuratë e Partisë për Vlorën heroike…”

në të vertet hoteli që filloi të ndertohej në ato vite ishte shenja më tipike e sundimit të pushtetit mbi mendimin shkencor të specialistëve.

uroj që projekti i Sheshit të Flamurit dhe projektet e tjera, të mos jenë produkte të sundimit të pushtetit të Njëshit!

historia vazhdon…

1



CLOSE
CLOSE
Pas