Ka shumë njerëz që pyesin se përse çmimi i naftës në Shqipëri nuk është ulur në ato nivele si në vendet e tjera të botës.
Ndërsa në vendet e tjera të botës, nafta është ulur me 40 përqind, në Shqipëri çmimi është ulur me rreth 7 përqind.
Ky shqetësim e nxori kryetarin e opozitës, Lulzim Basha në një konferencë për shtyp.
“Pse nuk reflektohet në Shqipëri ulja me 40 përqind e çmimit të karburanteve në tregun global?
Arsyeja është e dyfishtë: Në njërën anë janë taksat e larta që ka vendosur kjo qeveri, ndër më të lartat në rajon, Europë e në botë.
Në anën tjetër është kontrabanda, evazioni, informaliteti gjigand, i lejuar, nxitur dhe koordinuar nga qeveria, nga kupola mafioze qeveritare me klientët e saj që operojnë në fushën e prodhimit, importimit dhe tregtimit të karburanteve.
Qeveria, me vetëdije, i lejon këta kliente të blejnë 40% më lirë dhe t’ia shesin popullit 40% më shtrenjtë,” tha Basha.
“Këto shuma marramendëse parash, që paguhen padrejtësisht nga konsumatorët, qytetarët shqiptarë, nuk shkojnë në arkën e shtetit, nuk shkojnë për rritjen e pensioneve, të rrogave, nuk shkojnë për rritjen e ndihmës ekonomike të qytetarëve në nevojë, nuk shkojnë për shkolla dhe spitale, nuk shkojnë për ndërtim infrastrukture, për hapje vendesh të reja pune, nuk shkojnë për dëmshpërblimin e pronarëve, të përndjekurve politike”.
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij u përgjigje me një mesazh të shkurtër.
“Vjet thoshin do rritet nafta aq sa do bjerë Shqipëria, tani pse nuk është ulur aq sa duhet! A ju kujtohet ajo çfarë uji t’i japësh gomarit”, shkruan Rama pa e prekur thelbin e problemit.
Rama nuk esht politikan,eshte nje diktator qe udhehiqet nga filozofia komuniste qe ky popull e do me dru,eshte nje polic,nje idjot