Aktualitet

Pse PD-ja nuk ka një rrugë tjetër përveç përçarjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:17 - 16/09/21 |
Genc Sejko

Shpallja non grata e liderit historik nga SHBA-ja dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar ka sjellur një çarje që i kalon përmasat e një krisjeje të riparueshme.






I prekur fort nga vendimi i SHBA-së por edhe më i prekur nga ai i kryetarit Basha, Sali Berisha ka filluar një tur i cili sipas tij ka si qëllim ‘kthimin e sovranitetit’ në PD.


Edhe pse nga deklaratat e Berishës nuk thuhet qartë se kush është qëllimi i tij final ajo që kuptohet është se ky i fundit ka si synim rikthimin në krye të opozitës.







Çfarë pritet të ndodhë?!



Dy janë skenarët.



Berisha arrin të krijojë një mbështetje aq të madhe sa të largojë Bashën dhe të marri mbrapa partinë.

Basha mbijeton krizën dhe arrin të ruaj kontrollin që ka mbi PD-në.

Në skenarin e parë, Berisha do merrte kontrollin e partisë por jo të grupit parlamentar, i cili e ka pranuar përjashtimin e Berishës si një sakrificë të domosdoshme.

Lexo edhe :  Demokratët në udhëkryq

Në skenarin e dytë, Basha do t’i mbijetonte krizës por nuk do gëzonte kurrë më mbështetje e atyre që tradicionalisht kanë votuar gjithmonë PD-në e Berishës.

Egziston gjithsesi një skenar i tretë i cili bëhet i mundshëm në kushte kur as Basha e as Berisha nuk arrijnë dot një fitore vendimtare.

Ky skenar do çonte në përçarjen e PD-së dhe krijimit e dy grupimeve. Njërit zyrtar e parlamentar e tjetrit militar me perfaqësim shumë më të vogël parlamentar por mbështetje më të madhe në terren.

Si do që të shkojë kjo histori fituesi i vetëm nga kjo situatë e krijuar duket se do jetë vetëm Edi Rama, i cili fiton nga të tre skenarët.

Është për të ardhur keq që në tetë vjet të qeverisjes më të keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, opozita nuk ofron asnjë lloj alternative. Përveç luftës mes vetes.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas