Partia Demokratike ka bërë një punë të jashtëzakonshme në drejtim të denoncimit të koncesioneve në përgjithësi, duke dhënë një kontribut në mbrojtje të interesit publik dhe zbardhjes së aferave të mëdha financiare. Bien në sy sidomos qendrimet e forta për koncesionet në shendetësi. I ka denoncuar ato me fakte, dhe i ka quajtur korruptive. Duke nisur me check-up dhe së fundmi ka vënë në shenjestër edhe sterilizimin. Mirëpo të bën përshtypje fakti që PD nuk ka të njëjtën qasje për koncesionin e hemodializës dhe atë të laboratorëve.
Mjekë të njohur, specialistë dhe media investigative si BIRN kanë sjellë të dhëna që edhe këto koncesione janë po aq problematike. Shteti i jep privatit shuma të mëdha parash, për një shërbim që mund ta ofronte vetë, dhe që mund të kushtonte shumë më pak.
BIRN ka bërë disa raporte duke hedhur hije të forta dyshimi për këto koncesione, si dhe për shitje-blerjet që janë bërë më pas mes firmash për këto shërbime, me kompani guackë.
Partia Demoktatike duket se këtë rast e ka kursyer. E mira do të ishte të bënte një lloj transparence. Përse nuk i denoncon edhe këto afera? Le të japë argumenta se është dakort me to, dhe nuk i quan abuzive. Ndryshe kjo forcë politike do të dukej selektive dhe do të linte terren për të menduar ndokush se mund të ketë lidhje me oligarkun në fjalë, që ka përfituar kontratat e majme. Kjo do ti kushtonte shumë asaj për besueshmërinë. Sepse, PD është shprehur që do ti anulojë të gjithë koncesionet kur të vijë në pushtet pasi sipas saj janë korruptive. A janë koncesioni i hemodializës dhe ai i laboratorëve, të tillë për PD? A do t’i anulojë dhe këto me të ardhur në drejtim të vendit?
Deri tani nga qendrimet në publik të opozitës, ngjan se vetëm check-up dhe sterilizimi janë me probleme. Të shohim në ditët në vijim.
Më poshtë gjeni një cikël investigimesh që BIRN ka realizuar për koncesionin e hemodializës.
Lexo edhe:
https://www.reporter.al/hemodializa-u-dha-me-koncesion-ne-shkoder-nderkohe-qe-reparti-ekzistonte/
https://www.reporter.al/koncesioni-i-hemodializes-i-transferohet-kompanise-guaske-ne-amsterdam/
https://www.reporter.al/origjina-e-dyshimte-e-kompanise-qe-fitoi-koncesion-86-milion-te-hemodializes/