Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse po e shpejton Perëndimi integrimin e Ballkanit në BE?

by us er1
22/06/2022
in Analizë, Op Ed
0

Nga Red Varaku

Lufta në Ukrainë ka prodhuar një realitet të ri gjeopolitik, i cili po merr formë me shpejtësi dhe po sjell një ndarje të re të botës, ku nga njëra anë janë shtetet demokratike perëndimore dhe nga ana tjetër shtetet autokratike lindore.



Në këtë kontekst të ri ngjarja e parë është angazhimi i madh europian në mbështetje të Ukrainës, produkt themelor i të cilës ishte dhe kërkesa e Ukrainës për t’iu bashkuar Unionit dhe gadishmëria e Unionit për ta pranuar atë.

Ngjarja e dytë ishte kërkesa e Suedise dhe Finlandes për t’iu bashkuar Aleancës së NATO-s , kërkesë që u mirëprit nga vendet anëtare përveç disa pretendimeve të Turqisë që duket se marrin zgjidhje me kalimin e kohës.

Ndërsa ngjarja e tretë është padyshim lajmi i sotëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas premtimit për heqjen e vetos nga ana e Bullgarisë.

Të gjitha këto ngjarje reflektojnë një shpejtësi të re të krijuar në proceset politike pothuajse në të gjithë kufirin me Rusinë dhe satelitët e saj .

Kjo sepse kufijtë ndarës midis e Rusisë dhe Perëndimit po shndërrohen rrufeshëm në fushëbeteja të ashpra gjeopolitike midis aktorëve respektivë dhe mund prodhojnë destabilitet nga çasti në çast.

Kjo është arsyeja se pse Perëndimi është angazhuar në përmbylljen e të gjitha marrëveshjeve që për një arsye apo tjetër kanë mbetur peng i llastimeve diplomatike.

Objektivi i këtij angazhimi të pashembullt është ndarja e qartë e shteteve demokratike perëndimore nga sisteme politike hibride që frymëzohen nga autokratë apo diktatorë lindorë.

Specifikisht, hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Ballkanin Perëndimor paralajmëron zhvillime më të shpejta në kuadër të integrimit.

Kjo sepse dihet që Ballkani është një rajon ku më së tepërmi reflektohen ambiciet dhe pakënaqësitë e fuqive të mëdha, dhe ku më së shumti konflikti Rusi-Perëndim rrezikon të degradojë në një pērplasje ushtarake midis shqiptarëve dhe serbëve.

Ndaj, çdo akt politik apo mbështetje në funksion të integrimit sa më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Europian, integrim që garanton paqe dhe stabilitet për rajonin , është sot një akt patriotik.

Ndërsa çdo rezistencë ndaj proceseve integruese dhe çdo aktor politik i përfshirë në të, po i bën një dëm shumë të madh kombit shqiptar dhe një shërbim të jashtëzakonshëm armiqve historikë të tij.

Tags: BallkaniBEintegrimiperendimiRed Varaku

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Paradoksi i Foltores
Analizë

Paradoksi i Foltores

30/09/2022
Next Post
Elbasan/ Banesat e braktisura janë kthyer në banesa vjedhje dhe droge

Elbasan/ Banesat e braktisura janë kthyer në banesa vjedhje dhe droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In