Aktualitet

Pse policët nuk kishin numër identifikimi në protestë? Flet Sandër Lleshaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 21/05/20 |
mapo.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në seancën plenare në Kuvend, u shpreh se është e papranueshme që policia të ndodhet në mes diskutimit dhe akuzave për prishjen e teatrit. Lleshaj komentoi edhe mungesën e numrave të identifikimit të policëve gjatë protestës.


Për çfarë arsye duan të identifikojnë policët: “Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”, tha ai.


“Çfarë duhet të bënte policia më 17 maj 2020? Unë pyes çfarë duhet të bënte policia gjatë protestave të 2019? Gjatë tërmetit 2019? Gjatë pandemisë 2020? Përgjigjia nga shumë veta, protagonistë, ishte “Hiqni kapelen”, se unë dua të realizoj një qëllim me dhunë, pasi nuk kam arritur me instrumenta, i themi policisë hiq kapelen.


Kjo është të rikthehemi shumë kohë më pas. Nuk e di nëse ata që e artikulojnë pa turp, thirrjen “hiqni kapelen”, a e mendojnë edhe një ditë Shqipërinë pa të. Nëse dikush e bën këtë pyetje sesi duket, i kujtoj datën 12 mars 1997, ata që janë në moshë për ta kujtuar. Ata që se kuptojnë, le të lexojnë. I hoqën kapelet në ’97 dhe ndodhi ajo që ndodhi.


Do të doja të kishte një reflektim të madh, politik dhe shoqëror. Në 17 maj, kishte 7 policë të plagosur. Nuk kam të dhëna për protestuesve të lënduar, pati të ndaluar, po pati. Duhet ta kemi të qartë, se nëse vendosim të jetojmë bashkë, e vetmja gjë fundore që na bën bashkë është ligji dhe kushtetuta. Kundërshtimi është vepër penale, goditja është vepër më e rëndë penale.

Duan të identifikojnë policët. Policët në 17 maj, nuk ishin individualisht, nëse doni përgjegjësi penale apo ligjore, kërkojeni tek unë, kërkojeni tek drejtori i përgjithshëm i policisë dhe tek i Tiranës. Pse? Për t’i linçuar dhe intimiduar që nesër të mos jenë më në radhët e saj?”, – u shpreh Lleshaj.


Etiketa: , ,

Pas