fbpx

Sport

Pse pranoi ofertën/ Befason Edi Reja me deklaratën për Kombëtaren





               Publikuar në : 17:02 - 04/05/19 |
mapo.al

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Edi Reja tregoi për mediat italiane arsyen pse firmosi me FSHF-në. 73-vjeçari tha se pranova ftesën që më bëri kombëtarja e Shqipërisë pasi më bën të ndihem i ri dhe më bën mirë për shëndetin. Sinqerisht më jep shumë kënaqësi kur trajnoj lojtarët.


“Oferta që më bëri Shqipëria tregon vlerësim të madh për atë që unë kam bërë gjatë karrierës time kushtuar futbollit. Shpresoj të arrij rezultate të mira për t’ua shpërblyer këtë besim.



Sa i përket të kaluarës time tek Napoli, e shikoj këtë klub në mesin e më të mirave në Evropë. Kanë në organikë lojtarë të kalibrit botëror. Tifozët kërkojnë trofe por besoj se Napoli është në rrugën e duhur”, u shpreh ai.


Ish-trajneri i disa klubeve të mëdha në Itali, komenton paraqitjet e Hysaj tek bardhe-kaltrit dhe teknikun aktual të Napolit, Karlo Anceloti.

“Hysaj është një lojtar shume i zoti dhe inteligjent. Është i aftë të ruajë ekuilibrat që kërkohen në prapavijë. Anceloti bëri zgjedhjen e duhur që mori drejtimin e Napolit. Ai duhet të fitojë edhe kur skuadra nuk shpenzon shumë në merkato”, përfundon trajneri Reja.


Etiketa: , , ,

Pas