fbpx

Ekonomi

Pse qeveria gënjen për Air Albania si kompania e parë shqiptare





               Publikuar në : 13:14 - 27/03/19 |
mapo.al

Saga e Air Albania vazhdon. Një ditë më parë u tha se kompania ajrore do të nisë aktivitetin sapo Turkish Airlines të fillojë punë nga aeroporti i ri i Stambollit.


Pra destinacioni i parë do jetë Stambolli. Se kur do të ndodhë kjo, nuk dihet me saktësi, por në verë thuhet se do të nisin edhe fluturimet drejt Italisë, fillimisht për në Milano, Bolonja dhe Romë.



Zyrtarisht është thënë se Air Albania ka 38 punonjës dhe tetë pilotë. Avioni i parë i linjës ajrore është regjistuar me emërtimin A 319, me emrin Za Bel. Pra nuk kemi Lasgush, por Za Beli po shitet si dallëndyshja e parë e linjës së parë ajrore shqiptare.


Në fakt kjo duket më shumë propagandë pasi Shqipëria ka pasur dhe ka kompani ajrore shqiptare.

Në të shkuarën kanë qenë Albanian Airlines, Arbëria Airlines, Albatros, Ada Air dhe Belle Air. Të gjitha kanë qenë kompani shqiptare.

Ndërsa aktualisht është në funksion një tjetër kompani plotësisht shqipare, e quajtur Albawings.

Një muaj më parë, mediat turke ngritën dyshime për fatin e Air Albania, pas thanë se Turkish Airlines ka marrë sërish avionin që u kishte dhënë shqiptarëve. Sipas ekspertëve, ky bashkëpunim mes Turkish Airlines dhe shqiptarëve mund të ketë fatin e Air Bosnja.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas