Pse Rama është i mërzitur?

Nga Spartak Ngjela

Kjo që shohim është një gjendje komike e politikës shqiptare. Opozita dorëzon mandatet dhe largohet nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti vijon normalisht punën e vet. Perëndimorët janë kundër djegies së mandateve dhe po kërkojnë zëvendësimet e deputetëve të larguar. Por më qesharakja është fakti që Rama është më i mërzitur se vetë Saliu. Ky kryeministrisë ikën nga Tirana ditët e seancave parlamentare dhe pret të digjet Tirana. Kaqol. Dhe turp. Po mazhoranca? Kjo shihet se është e vendosur të qëndrojë. Dhe ajo, pa kryetarin e saj, i formoi juridikisht edhe KLGJ edhe KLP. Të dyja këto institucione janë tmerri i deputetëve të korruptuar. Por, ja që u ngritën.



I.
I rëndësishëm do të jetë tani qëndrimi amerikan. Mendimi i politikës perëndimore është që të fillojnë zëvendësimet me deputetët e listave të PD dhe LSI. Kjo duket se mund të ndodhë po të ndërhyjë me forcë edhe politika amerikane. Nën këtë presion kuptohet se zëvendësuesit do të hyjnë në Parlament. Kjo, sepse pritet që politika amerikane të hapë letrat për ta quajtur lëvizjen e opozitës për lënien e mandateve si një lëvizje antiperëndimore. Pas një deklarate të tillë, të gjithë zëvendësuesit kuptohet se nuk mund të mos pranojnë mandatet. Ky akt, e mbyll situatën, dhe i eliminon në grup të gjithë të korruptuarit e PD dhe LSI.

II.
Në fakt Berisha gaboi. Tani ai nuk kthehet dot më në Parlament. Kurse Rama kuptohet se ndërkohë do t’i nënshtrohet fatit të tij brenda Reformës në Drejtësi, sepse nuk e destabilizuan dot Shqipërinë, megjithëse 41 deputetë të Partisë Demokratike “ranë dëshmorë” për kauzën e destabilizimit. Por, nëse politika amerikane nuk bën presion, atëherë juridikisht, duhet të ketë zgjedhje të pjesshme për vakancën parlamentare, dhe kjo do të ishte pastaj një rikrijim politik në Shqipëri. Të shohim.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252