Wednesday, March 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse repartet COVID përfshihen nga flakët? Kombinimi fatal që shkakton tragjedi

by mapo.al
09/09/2021
in Aktualitet, KMR, Kryesore
0

Tragjedia në spitalin Covid të Tetovës ku deri më tani janë konfirmuar 14 pacientë të vdekur ka tronditur të gjithë vendin por jo vetëm

Flakët përpinë shumë shpejt dhomat ku ishin shtruar të sëmurët me COVID duke mos i dhënë asnjë mundësi reparteve zjarrfikëse që të ndërhynin. Verifikime të tjera janë duke u bërë, ç’ka tregon se bilanci mund të rëndohet në orët në vijim.



Deri më tani nuk ka një shkak zyrtar të zjarrit në spitalin e Tetovës, edhe pse flakët në repartet Covid janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë.

Më herët kemi raportuar për zjarre të rëna në spitalet COVID në Indi, Irak, Rusi, Turqi, Egjipt, Rumani, etj., dhe gjithçka sipas ekspertëve lidhet specifikisht me këtë repart.

Çfarë ndodh?
Gjatë fillimit të pandemisë, kur edhe repartet COVID nisën të mbusheshin, ministritë e Shëndetësisë së vendeve të BE-së, Anglisë, SHBA-ve, apo Kanadasë, i dërguan spitaleve një manual për kujdesin e veçantë që duhet treguar ndaj zjarrit gjatë trajtimit të të sëmurëve.

Në një udhëzim të Komisionit Europian, ku bëhet një përshkrim i shkaqeve të zjarreve në spitale të ndryshme si edhe numrit të të vdekurve në to, jepet edhe këshilla kryesore: KUJDES me rrjedhjen e oksigjenit!

Edhe pse shkaku fillestar mund të jetë një shkëndijë elektrike, elementi që nxit zjarrin të përhapet me shpejtësi në spital është pikërisht oksigjeni.

Ai gjendet me sasi më të larta në repartet COVID dhe sidomos në pjesën e kujdesit intensiv apo ku mbahen të intubuarit.

Sasia e lartë e oksigjenit në ajër sipas ekspertëve, bën që zjarri të përhapet me shpejtësi përreth vatrës së tij duke mos i dhënë mundësi ekipeve zjarrfikëse që t’a shuajnë. Prandaj, sipas udhëzimit të Komisionit Europian, zjarret në repartet COVID shkaktojnë një numër të madh viktimash, ndryshe nga repartet e tjera.

Shkëndija elektrike
Nga hetimet e bëra prej autoriteteve në Indi, ku deri më tani janë shënuar 24 incidente të lidhura me zjarrin në repartet COVID, rezulton se pjesa më e madhe e tyre ka patur si shkak fillestar një shkëndijë elektrike në telat e energjisë që lidhen me aparaturat apo sistemin e përgjithshëm elektrik të spitalit.

Hetuesit konstatuan se gjatë kërkimeve për shkaqet e zjarrit duhej të fokusoheshin më shumë tek fakti se përse konstatoheshin më shumë shkëndija elektrike tek këto reparte që rezultonin në zjarre të mëdha dhe jo në reparte të tjera?
Si përfundim, u vërejt se për shkak të pandemisë, repartat COVID u mbushën me një shpejtësi të madhe krahasuar me repartet e tjera duke e mbingarkuar sistemin elektrik të spitalit, i cili herë pas here dështonte duke shkaktuar masë.

Rrjedhimisht, sasia e lartë e oksigjenit në repartet COVID, bashkuar me mbingarkesën e menjëhershme të sistemit elektrik është kombinimi fatal që çon në tragjedi në repartet COVID të spitaleve.

Në rastin e Tetovës situata duket të ketë qenë edhe më në disfavor të të sëmurëve pasi spitali ishte i përbërë prej materialeve të njohura si “sanduiç” (strukturë gjysmë metalike dhe polesteroli) të cilat digjen shumë më shpejt.

LEXO EDHE:

Tragjedi e lajme të mira, pamje nga spitali i shkrumbuar në Tetovë (VIDEO+FOTO)

Tags: mbingarkese elektrikeoksigjenispitalet COVIDtragjeditragjedia ne Tetovezjarre

JU SUGJEROJME

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare

27/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
Next Post
Nis nesër sesioni i ri Parlamentar, kush do e mbajë fjalën hapëse

Nis nesër sesioni i ri Parlamentar, kush do e mbajë fjalën hapëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In