Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse ripërcaktimi i prioriteteve të strategjisë së betejës së PD është jetik për PD?

by us er2
30/06/2022
in Politika
0

Red Varaku

Bllokimi i integrimit, i cili ishte prej tetë vjetësh, qëndronte si një barrierë e pakapërcyeshme për këtë qeveri dhe duket se po shkon drejt eliminimit. Rënia e kësaj barriere përbën dhe rënien e instrumentit kryesor të presionit të Perëndimit mbi këtë qeveri.

Sigurisht, është e qartë që kjo jo për shkak te realizimit te reformave nga ana e qeverisë shqiptare, por për shkak te kontekstit te ri gjeopolitik të krijuar pas agresionit rus mbi Ukrainën.

Gjithsesi, pavarësisht arsyeve, rënia e kësaj barriere tashmë po bëhet një fakt i pamohueshëm dhe shënon një epokë të re për Shqipërinë.

Është e qartë që tek faktori ndërkombëtar pas rënies së kësaj barriere , kanë rënë dhe shqetësimet më të mëdha që përfaqësojnë edhe shqetësimet kryesore të opozitës shqiptare të cilat ishin kthyer dhe në kushte për këtë qeveri.

Në këtë kuptim kjo krijon një realitet të ri politik sidomos për opozitën shqiptare, e cila duhet menjëherë ta reflektojë këtë ndryshim në strategjinë e saj në betejën e saj politike kundër kësaj qeverie.

Duket se pas dështimit për të realizuar një rrotacion politik në 25 prill, hapja e negociatave në këtë kontekst të ri global është vula që hedh në kosh strategjinë e deritanishme të ndjekur nga opozita.

Ajo duhet të riorientohet me shpejtësi në këtë realitet të ri gjeopolitik të krijuar dhe të lexojë me kujdes shqetësimet aktuale të gjeopolitikës dhe t’ia përshtasë menjëherë aksionin e saj politik këtij realiteti.

Vazhdimi me të njëjtën strategji tashmë të refuzuar si nga aktorët e brendshëm edhe nga aktorët e jashtëm e kthen opozitën në një mekanizëm që e ka humbur funksionin dhe misionin njëkohësisht.

Është e qartë që në këtë kontekst të ri gjeopolitik ku ndodhet sot bota orientimi gjeostrategjik merr prioritet të padiskutueshëm dhe Perëndimi është gati të sakrifikojë shumëçka në emër të tij.

Rrjedhimisht , pas këtij momenti lidhja me SHBA-të është kthyer në një lidhje jetike për PD.

Ajo nuk është më thjesht një lidhje me aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, por është një lidhje vendimtare për ekzistencën e Partisë Demokratike, pa të cilën PD do shkojë drejt atrofizimit, sepse nuk do t’i hynte askujt më në punë.

Kjo sepse siç e thamë më sipër orientimi i Shqipërisë në këtë moment shumë të rëndësishëm për botën merr një ngarkesë thelbësore dhe nuk toleron as një lloj paqartësie dhe hezitimi.

Sigurisht, lufta kundër korrupsionit dhe beteja për demokracinë duhet të vazhdojë me intensitet, por kjo duhet përshtatur dhe përllogaritur në lidhje e efektivitetin e saj në kontekstin e ri global të krijuar.

Gjithashtu , duhet ripërcaktuar qëndrimi i Opozitës në lidhje me çështjet rajonale, sepse tani nuk kemi të bëjmë thjesht me qëndrime politike të mirëfillta, që synojnë një objektiv të caktuar politik.

Kemi të bëjmë me mundësi përplasjeje ushtarake që mund të destabilizojnë të gjithë botën duke qenë se jemi në kufij të këtyre përplasjeve gjeopolitike. Ndaj, kujdesi duhet të jetë maksimal!

PD nuk mund të vazhdojë më me një retorikë që i hedh zjarr plagëve të vjetra, sepse kjo mund ta shndërrojë rajonin në një arenë konfliktesh ashtu si pas  viteve 1990.

Kjo do të ishte e pafalshme,  sepse do i shërbente drejtpërdrejtë interesave ruse dhe shërbimi ndaj rusëve sidomos në këto kohë është tradhtia më e lartë kombëtare që mund t’i bëhet interesave të shqiptarëve.

Dhe kështu me radhë, bazuar në këtë realitet, PD duhet të rivendosë piketat e reja të qëndrimeve të saj deri në hartimin e një projekti të ri dhe oferte të re politike për shqiptarët./ Liberale.al/

Tags: betejëPDprioritete të strategjisë

JU SUGJEROJME

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit
Aktualitet

“Edi Rama lider i Ballkanit”, lavdet e kryeministrit të Holandës për ditëlindjen e kryesocialistit

04/07/2022
Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë
Aktualitet

Kryeministri i Holandës në konferencë me Ramën: I pashë vetë me sy arritjet e Shqipërisë

04/07/2022
Mbledhja për presidentin/ Alibeaj zhvillon mbledhje me grupin parlamentar
Aktualitet

“Salianjit duan t’i mbyllin gojën për “Babalen”

04/07/2022
Next Post
DW: Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

DW: Cilësia e ajrit në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In