Aktualitet

Pse Rusia, Kina, Brazili dhe Turqia nuk e urojnë Joe Biden














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 09/11/20 |
mapo.al

Presidenti rus Vladimir Putin ka refuzuar të urojë Joe Biden, për zgjedhjen e tij si President i SHBA, me arsyetimin se ka akoma “procese ligjore” të papërfunduara.






“Rusia do të njohë një president të ri vetëm në konfirmimin e “rezultateve zyrtare”, ka thënë sot zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, pa sqaruar se çfarë donte të thoshte saktësisht.


Marrëdhëniet Rusi-SHBA, tashmë janë fazën e tyre me të keqe që nga Lufta e Ftohtë, por gjithsesi qëndrimi i Kremlinit nënvizon një besim se gjërat nuk ka gjasa të përmirësohen me një kundërshtar tjetër të njohur në krye.







Marrëdhëniet personale midis Vladimir Putin dhe Joe Biden dihet se janë problematike. Në një intervistë të vitit 2014 për New Yorker, është pretenduar se Biden i kishte thënë Putinit se ai nuk kishte “shpirt”.




Përveç Rusisë, udhëheqësit e Kinës, Brazilit dhe Turqisë gjithashtu po i përmbahen urimit. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai do të priste derisa të zgjidheshin sfidat ligjore mbi votimin.



Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, të hënën ofroi një shpjegim të ngjashëm pse presidenti Xi Jinping ka qëndruar në heshtje.

Më herët udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

1


Etiketa: , , , ,

Pas