Politika

Pse socialistët po e shtyjnë vetingun në politikë…






               Publikuar në : 11:08 - 26/10/18 |
mapo.al

Ne fund te muajit shtator, ne mbledhjen e pare te perbashket mes Keshillit te Legjislacionit dhe Komisionit te Ligjeve, deputetet socialiste mbeshteten qendrimin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi se drafti i opozites per vetingun ne politike duhet te behej pjese e kalendarit te punimeve te Kuvendit qe shtrihej deri në fund të nëntorit.


PD nuk e pranoi me argumentin se ne kete menyre drafti po zvarritej dhe se ai duhej miratuar menjehere. Socialistet ne anen tjeter argumentuan  se drafti duhej te merrte kohen e duhur te diskutimeve  me grupet e interesit dhe ekspertë konstitucionaliste por edhe per interpretim ne komisionin e Venecias.



Me te njejten shpejtesi Ruçi i dergoi nje leter ‘Venecias’ ne fillim te muajit tetor, duke renditur nje sere pikash nese drafti per vetingun ne poltike kishte perputhshmeri ligjore dhe kushtetuese.

Por sot ne mbledhjen e radhes te ketij keshilli, Vasilika Hysi tha se mendimi i ‘Venecias’ vjen vetem ne muajin dhjetor. Sipas saj, brenda ketij muaji deputetet do te kene nje opinion nga ‘Venecia’. Qe do te thote se drafti do te shtyhet te pakten edhe per nje muaj, pra deri ne fund te muajit dhjetor.

Edhe pse ‘Venecia’ nuk eshte organ vendimmarres, por vetem keshillues, socialisteve kesaj here u ka volitur kjo kohe e mjaftueshme per ta bere bajate nje nisme e tille. Prej kohesh, vete kryeministri Rama nuk e ka perkrahur kete nisem.

Ervin Salianji i vetmi deputet i opozites i pranishem sot ne Keshill tha se kjo nisme nuk mund te shtyhet ne pafundesi.

“Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vettingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona,” tha Salianji.

Më pas deputeti i PD u largua nga salla ndersa deputetet e mazhorances degjuan perfaqesues te grupit te interesit te gjithe pro vetingut ne politike, me perjashtim te ndonje pike te nismes qe lidhet kryesisht me faktin se cdo te thote kontakte te papershtatshme te politikaneve me perfaqesues nga bota e krimit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas