Kthimi i Behgjet Pacollit në Kosovë ka shkaktuar debat në publik. Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së e deputet i Kuvendit të Kosovës ka reaguar sërish pasi i është kërkuar nga ministia e Shëndetësisë që të hyjë në karantinë pasi të kthehet në Kosovë.
Së fundi, ai i reagoi këshilltares së Kurtit, Fëllënza Podrimja, e cila tha se Qeveria ku ajo bën pjesë ka vendosur një standard të trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës.
“Një gënjeshtër. Ju i trajtoni ndryshe qytetarët. Të huajt ndryshe. Serbinë, e pastaj qytetarët e Kosovës. Sot mjekët e Vuçiqit hynë në Kosovë pa karantinë. Një këngëtare shkoi e erdhi pa karantinë. Mjaft me standarde të dyfishta. Një qeveri me manipulime që nga dita e parë”, ka shkruar Pacolli në Twitter. Per kengetaren, media kosovare, ka lënë të kuptohet se është reperja e njohur, Tayna.
Por, pse nuk ishte mbyllur Tayna në karantinë?
Pas kthimit nga Amerika, menaxheri i saj, Rinor Hykolli bashkë me Robert Berishën qendruan në karantinë për 14 ditë.
Në një prononcim për lajmi.net, Rinori kishte thënë se Tayna nuk kishte qenë me ta, pasi kishte udhëtuar nga Zyrihu dhe ishte kthyer në shtëpinë e saj.
“Jo Tayna ka shku në shtëpi. Ka udhëtu prej zyrihut”, ishin fjalët e Hykollit.