Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse Trump është përpjekur aq shumë që t’i mbajë sekret deklaratat tatimore?

by mapo.al
24/02/2021
in Aktualitet, Bota
0

Nga Chris Cillizza, CNN

Refuzimi të hënën nga Gjykata e Lartë i përpjekjes së ish-presidentit Donald Trump, për ta penguar prokurorinn e qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance, të shohë deklaratat  tij tatimore (dhe dokumente të tjera financiare), u cilësua me të drejtë si një pengesë që Trump po i bën drejtësisë.



Dhe pas kësaj përpjekje mbetet pyetja bezdisëse:Nga se ka kaq shumë frikë Trump? Pse ai është përpjekur aq shumë 5 vitet e fundit, për të mbajtur sekrete deklaratat e tij tatimore?

Mos harroni që pikëpamja e Trump për publikimin e deklaratave të tij tatimore, nuk ishte gjithmonë ajo që është sot.

“Nëse vendos të kandidoj për president, unë do të bëjë publike deklaratat e mia fiskale”- deklaroi Trump në vitin 2014. Vitin që pasoi, Trump i tha drejtuesit të njohur radiofonik Hugh Hewitt:”Është e sigurt që nëse do të jetë e nevojshme, do të bëj publike deklaratat e mia mbi pagimin e taksave”.

Në janarin e vitit 2016, Trump ishte ende i prirur ndaj mundësisë së bërjes publike të atyre deklatarave. “Siç e dini unë paguaj shumë taksa. E kam gjithçka të dokumentuar, dhe ne do t’i bëjë publike në kohën e duhur”-deklaroi Trump në “Meet the Press” në televizionin NBC.

Por pastaj diçka ndryshoi. Pas shkurtit të 2016-ës, Trump, që kishte filluar të dukej gjithnjë e më shumë si kandidati presidencial i Partisë Republikane, kishte filluar që të tërhiqej nga premtimet e tij të mëparshme.

“Ne do të marrim një vendim gjatë muajve të ardhshëm. Pasi kjo është një çështje shumë e ndërlikuar”-deklaroi ai në një intervistë për Anderson Cooper të CNN, që u transmetua më 24 Shkurt 2016. Të nesërmen, Trump e kishte gjetur arsyetimin e tij për të mos bërë publike deklaratat tatimore.

“Unë auditohem. Dhe natyrisht nëse jam duke u audituar, nuk kam pse bëj publik deklaratat  mia fiskale”- tha ai. Sigurisht, ky është një justifikim elegant, meqë nuk ka një ligj kundër ndonjë personi që nuk bën publike deklaratat e tij tatimore, gjatë kohës që është nën autidim. (Edhe Richard Nixon u mbrojt kështu gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë).

“Auditimi” – që me sa duket po vazhdon akoma! – ishte thjesht një justifikim i përshtatshëm për një vendim që Trump e mori diku në fund të janarit apo fillimin e shkurtit 2016:Që bërja publike e deklaratave të tij fiskale,j do të ishte politikisht më e dëmshme, sesa reklamimi negativ që ai do të merrte për mospublikimin e tyre.

Kështu Trump u bë i vetmi kandidat presidencial në epokën pas Watergate, që nuk bëri publike asnjë nga deklaratat e tij tatimore. Por nëse nuk do të kishte një kontroll i vazhdueshëm – dhe në fakt nuk ka një të tillë – cila arsyeja e vërtetë pse Trump është përpjekur kaq shumë për t’i mbajtur sekret taksat që ka paguar?

Falë “The New York Times”, që ka arritur të zotërojë një numër të madh të të dhënave të kaluara të bizneseve të Trump , ne kemi sot aftësinë që t’i japim një përgjigje – ose të paktën të bëjmë një hamendësim më të informuar – në lidhje me përgjigjen.

Arsyeja më e mundshme e ngurrimit të Trump, për të bërë publike deklaratat e tij fiskale, është se ato do të zbulonin dy fakte:

1) Ai nuk ka paguar asnjë taksë për vite me rradhë

2) Ai ka shumë borxhe.

Le të marrim pikën e parë. Ja se çfarë raportoi “Neë York Times” në lidhje me taksat e Trump:Zoti Trump nuk pagoi asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 11 nga 18 vitet që shqyrtoi gazeta. Në vitin 2017, pasi ai u bë president, ai rezulton të ketë paguar vetëm 750 dollarë taksa”.

Duke pretenduar më shumë se 900 milion dollarë humbje në deklarataën e tij të të ardhurave për vitin 1995, kjo i dha mundësi Trump të shmangte pagimin e taksave për dekada me radhë. Gjithashtu Trump tentoi të ulte të ardhurat e tij të tatueshme, duke përfshirë pretendimin e një rimbursimi të taksës 72.9 milion dollarë, që mbetet nën hetim nga IRS.

Siç shkruante David Leonhardt i Times:”Gjatë dy dekadave të fundit, Trump ka paguar rreth 400 milion dollarë më pak në taksat e kombinuara federale të të ardhurave, sesa paguan meatarisht çdo vit një person shumë i pasur në të njëjtën kategori”.

Tani tek kalojmë tek borxhet e Trump. Dhe sërish Leonhardt shkruan:”Në 2012, ai mori një kredi prej 100 milion dollarësh duke lënë si garanci Trump Tower. Gjithashtu ai ka shitur qindra miliona aksione dhe obligacione. Por të dhënat e tij financiare, tregojnë se atij mund t’i mbeten vetëm 873.000 dollarë në dispozicion.

Shumë shpejt Trump mund të përballet me disa fatura të mëdha, që mund të vënë akoma më tej në presion financat e tij. “Ai duket se nuk ka shlyer asnjë nga kreditë kryesore që ka marrë, dhe deri në vitin 2022 duhet të paguajë 100 milion dollarë. Dhe nëse ai humbet në mosmarrëveshjen që ka me IRS mbi rimbursimin e vitit 2010, ai mund t’i detyrohet qeverisë më shumë se 100 milion dollar (përfshirë interesat e shumës origjinale)”.

Refuzimi i Trump për të bërë publike taksat e tij gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, shpjegohet me gjasë nga pika e parë. Nuk është shumë e këndshme për votuesit, kur mësojnë se një person i pasur paguan diku midis shumë pak dhe asnjë taksa për vite me rradhë.

Borxhet e tij të konsiderueshme – dhe pikëpyetjet nëse do të jetë në gjendje t’i paguajë ato – ka të ngjarë që të jenë forca lëvizëse se pse Trump vazhdon që të punojë për të mos i deklaruar taksat e tij.

Nëse të gjithë e dinë që ai është në borxhe deri në fyt, dhe me shumë pak mundësi për të dalë nga kjo situatë, ai humbet çdo levë që mund t’i duhet për të shkuar në institucionet financiare të cilave u detyrohet para, me synim rinegocimin e kushteve të kredive.

Trump vepron gjithmonë sipas interesit të tij personal. Dhe ai është thjesht transaksionar në të gjitha marrëdhëniet e tij. Qëndrimi i tij i ndryshuar mbi deklaratat fiskale – dhe beteja e tij e vazhdueshme për t’i mbajtur ato fshehur – i reflekton që të dyja pikat e lartpërmendura. Trump e di se detajet e tyre e bëjnë atë të duket i keq, dhe zhdukin potencialisht çdo mjet që i duhet për të nxjerrë veten nga kriza financiare ku ndodhet aktualisht. Ndaj ai po lufton si Djalli për t’i mbrojtur ato sekrete. abcnews.al

Tags: Trump

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Situatë kritike/ Drejt mbushjes spitali Covid në Durrës, 2 shtretër të lirë

Situatë kritike/ Drejt mbushjes spitali Covid në Durrës, 2 shtretër të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In