Kronika

Pse u kontrollua banesa e Lul Berishës?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:46 - 22/10/18 |
mapo.al

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, ka zbardhur detaje nga operacioni i policisë në fundjavë, ku u arrestuan 26 persona, disa prej tyre pjesë të grupeve të strukturuara kriminale.


Duke folur nga studio e emisionit “Opionion”, Lala ka treguar shkakun e kontrollit në banesën e ish-kapos së bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.



Sipas Lalës kishte dyshime që në banesën e Berishës fshihej një sasi heroine, dhe se ky i fundit ndihmonte grupin kriminal të Avdylajve, për transportin e drogës drejt Gjermanisë.


Më tej gazetarja ka shtuar se ndaj Berishës nuk është lëshuar urdhër arresti, pasi banesa ka qenë e pastër.

“Kishte dyshime që në fakt rezultuan të pakonfirmuara që Berisha mund të fshihte sasi heroine në banesën e tij dhe ndihmonte grupin e Avdylajve në transportimin e heroinës. Familjarët i kanë thënë policisë, se Lulzim Berisha është larguar prej një muaji e gjysëm jashtë Shqipërisë. Shtëpia ka qenë e pastër dhe prandaj nuk ka urdhër arresti”, tha Lala.


Etiketa: , , ,

Pas