Saturday, July 9, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pse vazhdojmë të merremi me Edi Ramën?

by mapo.al
12/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Në vitin 2017 analisti nga Kosova, Berat Buzhala, do e krahasonte kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me Kim Kardashian, modelen dhe blogeren e njohur e cila praktikisht nuk ka asnjë talent, dhe si pikënisje të karrierës së saj ka një video porno mes Kim dhe ish të dashurit të asaj kohe reperit Ray J.

Prej 2007, Kardashian dhe familja e saj nuk ka ditë që mos jenë prezentë në media, duke gjeneruar përgjithësisht lajme që kanë të bëjnë me skandalin, herë të sajuara dhe herë të vërteta. Kim kuptoi se mjafton të jesh në qendër të vëmendjes mediatike, pak rëndësi ka se për çfarë, dhe kjo detyrimisht do të sjellë të ardhura dhe famë. Sot kardashianët janë zyrtarisht miliarderë falë famës negative që ata me dinakëri ndoqën. Nuk u bëhet vonë se nga pjesa e shëndoshë e shoqërisë shihen si simbol i injorancës, parazitizmit që si vlerë të tyren kanë pikërisht të mos bërit asgjë.

Jo pak herë përballemi me pyetjen se “përse merreni me Ramën”. Pyetja vjen kryesisht nga shqiptarët e diasporës të cilët ushqehen vazhdimisht me një realitet të rrejshëm. Bombardohen nga propaganda me natyrë gebelsiane, frenetike që shpërndajnë stacionet e pushtetit që nga ERTV dhe të tjera me projekte 3D të një realiteti virtual dhe jo vetëm. Rama ka një talent të lindur për të përfituar dhe nga lajmet negative që ai vetë prodhon.

Herë për të shpërqendruar vëmendjen, herë për bilancet që s’i dalin, herë nga mungesa e respektit që ka për shtetin etj. Mjafton të jesh në qendër të vëmendjes, dhe duke shpikur apo zbuluar një skandal të dytë pa mbyllur ende mirë të parin. Fjala vjen, tenderi 25 milionë euro i uniformave të policisë u eklipsua shpejt nga hedhja në tregun mediatik të arkës së peshkut që ish-zv.ministrja e Brendshme kish marrë për një vend pune.

Por në ndryshim me kardashianët, ku pjesa e shëndoshë e shoqërisë e përçmon apo e injoron, ne me kardashianin tonë jemi të detyruar të merremi me hir apo me pahir. Një fjalë thotë se kur e keqja të del përpara, me atë do merresh… Nuk ke se si mos merresh kur nëpërkëmbet çështja shqiptare dhe Rama është aty. Kur vendi jepet i gjithi me PPP dhe pas tyre janë miqtë e Ramës, kur manipulohen zgjedhjet dhe sërish pas tyre është kryeministri, kur kanabizohet vendi dhe ai mbron kriminelët, kur ekonomia zhytet në krim për interesa të ndraghetës me bekimin e tij. Kur i hap derën Vuçiç për daljen në det dhe ia mbyll Kurtit e sa e sa të tjera.

Pra, të merresh me Ramën dhe kardashianët e tij politikë është jetike. S’mund të heshtësh, të injorosh dhe vetëm të përçmosh kur skandalet rreshtohen njëri pas tjetrit dhe sheh se si po rrënohet deri në ashtë shpresa se ky vend mund të bëhet. Është ulërimë për t’i treguar SPAK se mirë bën që u hidhet fakirëve në fyt me urdhër politik, por duhet të hetojë dhe korrupsionin galopant të shpurës qeveritare.

Drogën dhe ryshfetin e tenderëve, pastrimin e parave që po i merr frymën shumicës së vendit. Gjyqtarë e prokurorë i kanë mu përpara syve kullat që mbijnë në çdo shesh bosh me bekimin Ndraghetës, te pronat që grabiten në bregdet, te PPP apo tenderat qindra milionësh të rrugëve. Është klithmë për t’iu treguar ambasadorëve se stabilokracia apo “stabiliteti” që ata synojnë është një hiçmosgjë nga ajo që mund të sjellë rrënimi i vlerave demokratike.

Është një kambanë që lajmëron se s’do jetë e largët dita kur në vendin e vogël të Ballkanit të kemi një tjetër sistem erdoganist apo putinist. Këto kanë arsyet se përse Rama ka marrë atributet e një kardashiani shqiptar. As duam të merremi hiç me të, aq më pak me poturet apo veshjen e tij shpesh të fandaksur. Është një zgjedhje e detyruar.

Tags: Armand MahoEdi Rama

JU SUGJEROJME

Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë
Aktualitet

Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë

09/07/2022
Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”
Aktualitet

Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”

09/07/2022
E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”
Bota

E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”

08/07/2022
“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”
Aktualitet

“Kaq i ri me kaq barrë mbi shpatulla, sa dhimbje njerëzore ishin bërë tatuazh në shpirtin e tij”

08/07/2022
Next Post
Do t’i bënte në tokë të gjithë miliarderë, NASA studion asteroidin e artë

Do t'i bënte në tokë të gjithë miliarderë, NASA studion asteroidin e artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja e vetëvrasjes së policit në Delvinë
  • Emrat/ Arrestohet administratori dhe 2 operatorët e call center-it në Tiranë
  • Besimtarë falin namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”
  • Erion Braçe flet për Ramën: Një muaj flasim, dy jo, të tretin zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj
  • E premtja e zezë, “një det gjaku mes shahut dhe njerëzve”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In