Kryesore

Pse “vdekja” shëtit në plazhet e Florida-s? (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:08 - 03/05/20 |
mapo.al

Me kostum, pelerinë të zezë, me fytyrë të mbuluar dhe në dorë një kosë. Kështu, ka vendosur të shfaqet në plazhet e Floridës, avokati amerikan Daniel Uhlfelder, i cili ka pasur si qëllim të përçojë mesazhin e tij drithërues, por shumë aktual: Virusi është ende shumë i fortë, prandaj qëndroni në shtëpi. Sipas Uhlfelder, lejimi i banorëve të frekuentojnë plazhet në pikun e një pandemie është një gabim i rëndë.



Paralajmërimi i “Zonjës në të zeza”, është maskimi i tij, nëpërmjet të cilit kërkon të lëshojë një lajmërim makabër për qeverinë amerikane. Avokati lëshon një thirrje alarmi për të gjithë ata që ndodhet në Florida dhe i fton të mos shkojnë në plazh si dhe të evitojnë vendet e mbipopulluara, për të ndaluar përhapjen e pandemisë.


Daniel Uhlfelder

Në profilin e tij në Twitter, Uhlfelder ka publikuar fotot e tij ku paraqitet si roje bregdetare dhe hapësirat me rërë, të gjitha këto të shoqëruara nga figurën e veshur në të zeza, e cila qëndron në sfond si një paralajmërim.


Sot në Forida, bilanci i të prekurve nga koronavirusi është 34.728 dhe 1.314 është numri i viktimave që ka shkaktuar. Por, guvernatori Ron DeSantis e ka mbrojtur vendimin për të hapur plazhet, si dhe ka bërë me dije se në javën në vijim do të lejohet të vizitohen edhe parqet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas