Aktualitet

Pse vdesin më shumë gra në valën e dytë të Covid? Ja ç’thotë profesori britanik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 13/01/21 |
mapo.al

Pse vdesin më shumë gra nga Covid tani, sesa në valën e parë të pandemisë?






Ekspertët anglezë po përpiqen të zgjidhin misterin duke theksuar se kjo mund të jetë për shkak të faktit se ato janë më të rezikuara për t’u infektuar prej mutacionit të ri dhe shumë infektiv të koronavirusit, që është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.


Për profesorin David Strein, pedagog në Universitetin e Exeter, ka disa arsye hipotetike për këtë ndryshim të raporteve.





Një prej arsyeve, tha ai për The Sun, është variant i ri i virusit:



“Le të imagjinojmë se të gjithë kemi një farë tolerance për virusin. Nëse sasia e virusit me të cilin ne biem në kontakt është mbi këtë kufi, ekspozimi kthehet në sëmundje … Tani virusi është më ngjitës, kështu që na duhet një sasi shumë më e ulët për t’u infektuar, pra, njerëzit që “në fillimet e pandemisë nuk kishin gjasa të sëmureshin (gratë), ato papritmas bëhen më të rrezikuara”.



Lexo edhe :  Tirana mban rekord! - INSTAT konfirmon 9,300 vdekje shtesë në një vit pandemi

Profesori gjithashtu vuri theksin tek një ndryshim në sjelljen e femrave gjatë pandemisë:

“Pacientët më të rinj në moshë, veçanërisht gratë, janë joshur nga një ndjenjë false e sigurisë se janë të mbrojtura …. Duke dëgjuar rregullisht se është një kategori me rrezik të ulët, ato ndoshta janë më të rrezikuara”.

1


Etiketa: ,

Pas