Pse vëmendja po kthehet tani nga opozita shqiptare

Nga Enton Palushi

Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti përpara kamerave edhe të premten se ai nuk ka si ua shpjegon qytetarëve të vendit të tij se po hap negociatat me një vend si Shqipëria që u dërgon azilkërkues. “Mbaj përgjegjësi të plotë për qëndrimin tim,” tha ai, si një politikan normal që e kupton se kur i dëmton taksapaguesit e vendit që drejton.
Pas tij ishte radha e atij që nuk mban asnjë përgjegjësi për asgjë dhe që ka aftësinë për të shpjeguar gjithçka. Nëse Macron nuk u shpjegon dot qytetarëve të tij disa gjëra, Edi Rama u shpjegoi gjithçka shqiptarëve, shpiku një luftë franko-gjermane në Europë, ironizoi këdo dhe në fund tha se Shqipëria i ka plotësuar standardet si Zvicra.



Për të kuptuar se ku është katandisur Rama dhe qeverisja e tij, mjafton të ndiqni këtë kronologji. Fillimisht qeveria e tij festoi nisjen e negociatave, madje shpërndau edhe dekorata për ata diplomatë që kishin punuar fort për të ardhur tek kjo ditë e bekuar. Më pas u tha shqiptarëve se negociatat nuk janë hapur, por janë shtyrë për në vitin 2019. Pastaj u tha njerëzve se negociatat e kanë datën e fiksuar sepse Shqipëria paska nisur një proces me emër anglisht, që njihet edhe si screening. Kur e kuptoi se edhe ky ishte një mashtrim, pranoi si arritjen e tij më të madhe miratimin e një pakete me kushte nga Bundestagu gjerman, që praktikisht nuk ishin hapje negociatash, por vetëm udhëzim për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve të lira. Pasi e kuptoi se edhe ky skenar optimist ishte i rrezikuar, nisi të shigjetonte Francën dhe të tjerë, kurse tufa që e shoqëron u lëshua në harbim duke sulmuar deri edhe te bashkëshortja e presidentit francez.

Në fund, nisi të qarkullonte varianti i shkëputjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, që do ishte fatal për vendin tonë. Presidenti francez nuk e lejoi këtë gjë dhe i ‘dhuroi’ fitoren më të madhe të kësaj dite Edi Ramës: Qeveria shqiptare tërhoqi zvarrë në gropë edhe maqedonasit.

***
“Popujt nuk janë fajtorë,” tha Macron në konferencën për shtyp, kurse Edi Rama gati nuk ulërinte nga ERTV se fajin e kanë shqiptarët që po emigrojnë. Nuk ka faj sepse që nga dita e parë e në vazhdim e ka parë problemin tek shqiptarët, jo te qeverisja.

Po sa mizor duhet të jesh që të flasësh me kaq lehtësi për ata mijëra shqiptarë, që braktisin mes shumë dhimbjesh vendin e tyre? Si mund të kesh qenë vetë emigrant dhe të thuash se largimi nga vendi është thjesht për interesa ekonomikë? Si mund të reduktosh kështu ata qindra-mijëra njerëz që marrin vendimin shumë të vështirë për të lënë pas familjen, shoqërinë, tokën e tyre, që të enden si qyqe nëpër rrugët e botës? Si mund të mos e kuptosh se drama më e madhe e Shqipërisë është largimi i njerëzve?

***
Emmanuel Macron e kupton se fajin nuk e kanë njerëzit. Ai e di se nëse vendi i tij mbushet me afganë, nuk janë çmendur afganët, por problemi është te qeverisja e tyre. Ai e di se nuk u ka marrë koka erë shqiptarëve, por drama e tyre është qeveria që po i dëbon masivisht.

Dhe kur problemi është qeveria, sytë kthehen nga opozita. Nuk është aspak rastësi prania e dendur në mediat e mëdha europiane e liderit të opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Programi më i vjetër dhe më i madh i lajmeve në Gjermani, Tagesschau e kishte intervistuar kreun e PD. Agjencia më e madhe e Brukselit, EurActiv i kishte marrë një mendim. Një nga mediat më të rëndësishme dhe profesionale në botën anglofone si IrishTimes i jepte zë atij dhe opozitës së vendit.

Ky është rendi në botën demokratike. Kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë mbyllur ciklin e tyre politik. Disa mund të thonë se është bërë qesharak. Të tjerë thonë se po bëhet i neveritshëm. Problemi është se çdo ditë që kalon me këtë qeverisje po i bëhet barrë vendit. Këtë nuk ka nevojë të na e thotë as Macron dhe askush tjetër.

/Gazeta Mapo


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252