Për Partinë Demokratike, dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit nuk është gjë tjetër veçse, “teatri me regjistor ER dhe me aktor ST”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë për shtyp për të hedhur akuza edhe ndaj Fatmir Xhafajt.
Alibeaj i referohet ministrit të Brendshëm, me emrin e vëllait të tij të akuuzar nga opozita për trafik lëndësh narkotike.
Ndërsa Edi Ramës me vëllain e tij.
“Ministri i Brendshëm, Agron Xhafaj përbetohet se bandave u ka hyrë tmerri por mafiozët e lidhur me politikën mbretërojnë… Vetingu në polici nuk e zgjidh problemin sepse peshku qelbet nga koka… Vetingu në polici do të jetë i paplotë sa kohë që Agron (Fatmir) Xhafaj dhe Olsi (Edi) Rama refuzojnë të bëjnë vetingun e tyre…”, tha Alibeaj.