Aktualitet

PSG “hakmerret”, mposht Bayern-in me Mbappe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:05 - 07/04/21 |
mapo.al

PSG ka fituar 3-2 në fushën e Bayern Munich çerekfinalen e parë të Champions League dhe është hakmarrë për finalen e humbur sezonin e kaluar. Protagonisti i sfidës së luajtur në Allienz Arena ka qenë Kylian Mbappe





Ka nisur shumë keq ndeshja për bavarezët, të cilët janë ndëshkuar nga Mbappe pas vetëm 3 minuta lojë. Situata është përkeqësuar në minutën e 28-të për vendasit në minutën e 28-të, kur Marquinhos ka dyfishuar avantazhin.


Bayern është kundërpërgjigjur duke ngushtuar diferencat në minutën e 37-të me Choupo-Moting dhe kanë barazuar me Muller në minutën e 60-të.




Tetë minuta më vonë ka ardhur goli i fitores për francezët, i shënuar nga Mbappe.


Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në Paris.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas