PSG e lë të lirë Neymar, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u larguar, por me një kusht; kush dëshiron yllin Brazilian duhet të paguajë jo pak, por plot 300 milionë euro. Kjo është ajo që thotë ‘Le Parisien’. ‘Le Parisien’ thekson se PSG beson se asnjë klub nuk mund të kryejë një operacion të tillë. As Barcelona dhe as Real Madrid, i cili tashmë kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë euro.
Sipas Le Parisien, kjo është një mënyrë për PSG që të ngrijë situatën e Neymar pasi presidenti, Nasser Al-Khelaïfi tha se askush nuk e ka detyruar atë të nënshkruajë këtu.