PSG ka publikuar një buletin mjekësor, ku ka treguar shkallën e dëmtimit për tre lojtarë të tyre. Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në pjesë e sipërme të pulpës së këmbës së majtë dhe koha e rikuperimit të tij është mbi katër javë, duke u varur edhe nga periudha e riaftësimit, por sigurisht që ylli francez do i mungojë të paktën për një muaj trajnerit Tuchel. Ndërkohë Edinson Cavani ka shqetësime në kockën e legenit të djathtë, për këtë do të mungojë zyrtarisht për 3 javë, mirëpo klubi sqaron se koha e rikuperimit të tij mund të jetë edhe më e gjatë.