Aktualitet

Publicisti shqiptar humb jetën nga koronavirusi në SHBA





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 28/04/20 |
mapo.al

Publicisti shqiptar Ilir Hashorva është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Lajmi është bërë i ditur nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të publicistit të njohur.


Hashorva ishte infektuar nga koronavirusi COVID-19, sëmundje e cila i rëndoi gjendjen shëndetësore dhe nuk mundi të mbijetonte. Ilir Hashorva jetonte prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ai është autor dhe përkthyer i disa vëllimeve, të tilla si ““Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja”, Gandizmi” si dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin” etj.


Ilir Hashorva ishte djali i mësuesit të njohur dhe intelektualit Ali Hashorva.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas